Page 24 - Demo
P. 24
Eskilit (babai i tragjedisë), Sofokliut e Euripidit dhe komeditë e Aristofanit. Në Athinën e shekullit V pr.K., lindi edhe shkenca e historisë. Herodoti, i cili në traditën antike mori emrin e nderuar “babai i historisë”, shkroi historinë e Luftërave Greko-Persiane, ndërsa historiani Tuqiditi shkroi historinë e Luftërave të Peloponezit. Diskutimet e mprehta të filozofëve, politikanëve e qytetarëve bënë që në Greqi të zhvillohej shumë edhe oratoria. Oratori më i madh grek, por edhe i gjithë botës antike qe Demosteni, i cili me fjalimet e tij të zjarrta ishte mbrojtësi më i guximshëm i demokracisë.Në Greqi u zhvilluan edhe shumë degë të shkencave: matematika, astronomia, mjekësia etj. Astronomët grekë përpunuan idetë për formën sferike të Tokës dhe të yjeve, për eklipset e Diellit etj. Hipokrati, i njohur edhe si “babai i mjekësisë”, e shndërroi mjekësinë në shkencë. Artet figurative, piktura e skulptura kanë lulëzuar veçanërisht në shekujt V-IV pr.K. Piktori më i madh i kësaj periudhe ka qenë Polignoti. Ndërsa tre skulptorët gjenialë, Mironi, Fidia dhe Polikteti arritën përsosmërinë e artit klasik në këtë fushë. Në Greqi, sidomos në Athinë, u zhvillua shumë edhe arkitektura. Vepra më e mrekullueshme arkitektonike ishte Akropoli i Athinës. Zhvillimi i kulturës në Romën AntikeNë zhvillimin e kulturës romake dallohen dy faza: ajo republikane dhe faza perandorake.Në periudhën e republikës vihet re ndikimi shumë i fuqishëm i kulturës greke, zhvillimi modest i letërsisë, zhvillimi i rëndësishëm i oratorisë, filozofisë dhe historiografisë, si dhe organizimi i shfaqjeve, lojërave e cirkut. Përfaqësuesi më i shkëlqyer i oratorisë ka qenë Ciceroni, ndërsa në fushën e filozofisë spikati Lukreci. Në periudhën e perandorisë, kultura mori zhvillim më të madh. Romakët nxorën nga gjiri i tyre shkrimtarë të mëdhenj si Pubël Virgjilin, autorin e kryeveprës poetike “Eneida”.Historiani më i madh romak ishte Tit Livi, i cili shkroi 142 libra, ku paraqiti më e mrekullueshme arkitektonike ishte Akropoli i Athinës. PartenoniTempulli më i vjetër i Akropolit (në Athinë, Greqi) daton në shek. V pr.K. U ndërtua për nder të Athinasë, mbrojtëse e qytetit dhe perëndeshë e guximit, e qytetërimit, e drejtësisë dhe e urtësisë.3Fjalorkorife - njeri shumë i shquar në një fushë të caktuar.stoicizëm - doktrinë filozofike. Tregon qëndresë para fatkeqësive dhe vështirësive të jetës.22

