Page 25 - Demo
P. 25


                                    Tematika Ihistorinë e Romës. Në filozofi u shqua Seneka, i cili ka qenë përfaqësuesi i stoicizmit, si edhe perandor Mark Aureli. Në artin romak të perandorisë spikatin sidomos piktura, skulptura, muzika, sporti e arkitektura. Në fushën e arkitekturës vepër origjinale është amfiteatri, përfaqësuesi më i denjë i të cilit është Koloseu.E Drejta RomakeRomakët e kanë shfaqur madhështinë e tyre në organizimin e shtetit të së drejtës. E Drejta Romake është një prej legjislacioneve më të rëndësishme botërore. Ndryshe nga ligjet e shkruara më parë, ligjet romake rregullonin një realitet shumë të gjerë. E drejta romake bazohej në të drejtën e pronës private, të ruajtjes dhe të paprekshmërisë së saj. Ajo përpunoi edhe nocionin e personit ose të subjektit juridik. Me këtë të drejtë, shumë banorë të tjerë të perandorisë, pavarësisht nga origjina e tyre, fituan qytetarinë romake. Ligjet romake i qëndruan kohës, duke u mbështetur në një parim themeltar: parimin e barazisë, sipas të cilit, të gjithë janë të barabartë para ligjit.Besimi romakEdhe te romakët feja e hershme ishte politeiste. Si adhurues të natyrës, për ta çdo dukuri e saj kishte shpirtin ose hyjninë përkatëse. Kështu, vetëm për periudhën e fëmijërisë kishte rreth dyzet e tre perëndi si: perëndia e klithmës së parë, e hapit të parë, e gjumit etj. Ashtu si te grekët, edhe te romakët, mënyra e jetesës së perëndive ishte e njëjtë me atë të njerëzve. Në panteonin romak ndikoi fuqishëm mitologjia greke. Perënditë kryesore që frymëzoheshin nga ato greke ishin: Jupiteri (Zoti i qiellit, babai i perëndive), Junona, Marsi, Minerva, Merkuri, Kuirini etj. Romakët besonin e nderonin shumë shpirtrat mbrojtës të kultit të shtëpisë (larët), si dhe shpirtrat e stërgjyshërve (manët).Arkitektura 4e KoloseutJupiteri. Statujë bronzi, Muzeu Britanik523
                                
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29