Page 26 - Demo
P. 26
Lindja dhe përhapja e krishterimitFeja e krishterë lindi në provincën romake të Palestinës në kohën e sundimit të Augustit. Shoqëria skllavopronare kishte hyrë në udhëkryqin e një krize të gjithanshme. Shtresat e ndryshme të shoqërisë jetonin në kushtet e një mjerimi të madh dhe të pakënaqësive të vazhdueshme, sidomos në provinca. Besimi i njerëzve te shteti dhe te perënditë pagane thuajse po shuhej. Në këtë kohë, në fenë hebraike lajmërohet ardhja e Mesisë (shpëtimtarit). Jezu Krishti, shpëtimtari, lindi në provincën e Judesë, në qytetin e Betlehemit. Në moshën tridhjetëvjeçare, ai shëtiti gjithë viset e Palestinës, duke predikuar se ishte Mesia, i dërguari dhe biri i perëndisë, i zbritur në tokë për të shpëtuar njerëzit. Përhapësit e mesazhit të Jezu Krishtit u bënë apostujt (nxënësit e Jezuit). Tipari origjinal i krishterimit është kozmopolitizmi. Mesazhi i Krishtit nuk u drejtohej të mëdhenjve dhe të fuqishmëve të tokës, por të thjeshtëve dhe të varfërve. Ai e përmbyste hierarkinë sociale dhe u kumtonte të gjithëve se ishin njëlloj të barabartë, pavarësisht nga raca e nga gjendja shoqërore. Falë mesazheve që jepte, krishterimi u përqafua fillimisht nga shtresat e varfra të shoqërisë dhe më pas, gradualisht, edhe nga shtresat e tjera, derisa u kthye në një fe të përbotshme.Përhapja e krishterimit karakterizohet nga disa faktorë: • Mënyra e përhapjes, që është predikimi, jo dhuna. • Shtrirja e madhe e Perandorisë Romake bëri që mesazhi i krishterë të përhapej në një zonë shumë të madhe gjeografike.• Pakënaqësia ndaj qeverisjes së keqe, niveli i ulët ekonomik, bënë që kjo fe e shpresës të përqafohej shpejt.Të krishterët u përndoqën sepse predikimet e tyre binin ndesh me sistemin perandorak që kërkonte hyjnizimin e perandorit. Përndjekjen e parë të tyre e nisi Neroni, por përndjekjen më të madhe të krishterët do ta përjetonin në kohën e Dioklecianit. E megjithatë, krishterimi u përhap aq shumë, saqë në vitin 313, perandori Kostandin e shpalli të lirë besimin e krishterë, nëpërmjet “Dekretit të Milanos”. Ndërsa perandori Teodos, në vitin 380 e shpalli krishterimin fe zyrtare. Në shekullin V, shumica e popullsisë në perandori u bë e krishterë, duke e kthyer krishterimin në një nga fetë monoteiste më të përhapura në botë.• Cilat ishin disa nga karakteristikat themelore të kulturës dhe të artit në Greqinë Antike?• Cilat ishin disa nga figurat më të mëdha të filozofisë, letërsisë dhe shkencave në Greqi?• Cilat ishin disa nga karakteristikat themelore të kulturës dhe të artit në Romën e Lashtë?• Cilat ishin disa nga figurat më të mëdha të filozofisë, letërsisë dhe shkencave në Romë?• Pse krishterimi u përqafua shpejt dhe u kthye në një fe të përbotshme?Verifikoni njohuritëJezu Krishti në një afresk të shek. IV ps.K.6Fjalorkozmopolitizëm -(greq. kosmopolites - qytetar i botës) i referohet të qenit \botës\një vendi.Mendoni në mënyrë kritike: Ku qëndron rëndësia e të Drejtës Romake? Cili është ndikimi i saj në legjislacionin e sotëm evropian?Hulumtoni dhe diskutoni24

