Page 27 - Demo
P. 27


                                    Tematika IDyndja e fiseve barbare në fillim të shek. V1Agonia e PerandorisëShenjat e para të rënies së Perandorisë Romake zunë të shfaqeshin që në shekullin II, në të gjitha fushat e jetës. Në jetën ekonomike, gjithnjë e më shumë u thellua diferencimi pasuror i popullsisë dhe u zgjerua kalimi në ekonominë natyrore. Kjo solli humbjen e rëndësisë së qyteteve dhe forcimin e rolit të çifligjeve, ku prodhohej gjithçka që nevojitej, duke goditur edhe tregtinë e brendshme. Këto çifligje ishin në duart e perandorëve dhe të senatorëve. Gjatë kësaj periudhe lindi sistemi i kolonatit. Në kolonë u kthyen fshatarët pa tokë dhe skllevërit e liruar, të cilët merrnin tokë nga pronarët për ta punuar e për t’u dhënë më pas atyre pjesën më të madhe të prodhimit. Ata nuk kishin të drejtë të largoheshin nga ajo tokë. Në këtë mënyrë, kolonët gradualisht do të kthehen në bujkrobërit e mesjetës.Në jetën politike vihet re një paqëndrueshmëri domethënëse: në një hark kohor prej pesëdhjetë vjetësh (235-285 ps.K.) u ndërruan njëzet e gjashtë perandorë. Disa prej tyre, duke sunduar në mënyrë despotike, i shtuan edhe më shumë konfliktet sociale e politike. Edhe dy perandorë të quajtur si restauratorët e mëdhenj të Perandorisë dhe që u përpoqën ta shpëtonin atë me reformat që ndërmorën, vetëm sa e zgjatën agoninë e saj. Kështu, perandori Dioklecian (284-305) e ndau perandorinë në katër pjesë dhe në njëqind provinca, në mënyrë që të kontrollonte e të ushtronte më mirë pushtetin (reforma e tetrarkisë). Pasardhësi i tij, Kostandini, mbahet mend jo vetëm për reformat që ndërmori për të forcuar e administruar më mirë perandorinë, por sidomos për zhvendosjen e kryeqytetit të saj nga Roma në Bizant, i cili për nder të tij mori emrin Kostandinopojë. Fundi i shekullit IV e gjeti Perandorinë Romake në një agoni të plotë dhe të rraskapitur nga luftërat e brendshme për pushtet, nga rënia ekonomike, Tema 6 Rënia e Perandorisë Romake dhe fundi i botës antikeGrmicëhistorikeRomakët arritën të sundojnë të gjithë popujt, jo vetëm prej artit të luftës, por me urtësinë, mençurinë dhe forcën e shpirtit. Roma u shkatërrua pikërisht pasi të gjithë popujt iu turrën mbi shpinë përnjëherësh dhe përmbytën gjithçka. Sharl MonteskjëAnglezëSaksonëFrankë BurgundëVandalëHunëOstrogotëVisigotëKostandinopojëKartagjenëRomëRavenëLumi DanubMilanoSPANJËGALIANGLIGREQIEGJIPTAFRIKËAZI E VOGËLDeti i ZiDeti MesdheOqeani Atlantik25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31