Page 28 - Demo
P. 28


                                    nga pamundësia për të kontrolluar e administruar të gjitha territoret dhe nga përballjet e pafundme me popujt barbarë.Në këto kushte, gjetja e një zgjidhjeje u bë e domosdoshme. Në vitin 395, perandori Teodos e ndau perandorinë në dy pjesë: Perandoria e Perëndimit, me qendër Romën dhe Perandoria e Lindjes, me qendër Bizantin. Perandoria Romake e Perëndimit do të jetonte edhe për më pak se një shekull, deri në vitin 476. Ajo e Lindjes do të jetonte deri në vitin 1453, kur Kostandinopoja u pushtua nga turqit osmanë.Barbarët dhe dyndja e tyre në PerandoriDuke filluar nga shekulli III, në kufijtë e Perandorisë po bëhej gjithnjë e më e fuqishme prania e popujve barbarë që jetonin përreth saj, siç ishin: gjermanikët, frankët, burgondët etj. Shpesh, barbarët përpiqeshin të vendoseshin në territoret e Perandorisë, ndonjëherë në mënyrë paqësore, duke bërë marrëveshje me Perandorinë, por në të shumtën e rasteve, dyndjet ishin të dhunshme. Ata sulmonin territoret e perandorisë duke plaçkitur, djegur e shkatërruar çdo gjë.Më të hershme dhe më të shpeshta ishin sulmet e fiseve gjermanike të gotëve, të zbritur nga Gadishulli Skandinav. Gotët ndaheshin në dy grupime të mëdha: ostrogotët (gotët e perëndimit) dhe visigotët (gotët e lindjes). Një rrezik serioz për Perandorinë përbënin visigotët, të udhëhequr nga Alariku. Pasi shkretuan Ballkanin, në vitin 410, ata sulmuan Italinë dhe Roma u grabit e u dogj për tri ditë me radhë. Megjithatë, gotët nuk qëndruan në Itali. Pas largimit të tyre mbërritën hunët, popuj me origjinë turkmene që vinin nga Azia Qendrore. Nën udhëheqjen e prijësit të tyre, Atilës, ata iu drejtuan veriut të Italisë duke e shkatërruar atë. Në vitin 455, Roma u sulmua përsëri, por kësaj here nga vandalët, të ardhur nga Afrika. Në këtë kohë, perandorët nuk jetonin më në Romë. Ata e kishin transferuar kryeqytetin në Ravenë. Forcat e tyre ushtarake ishin mbushur kryesisht me mercenarë nga fiset barbare. Pikërisht njëri nga udhëheqësit e këtyre reparteve, Odoakri, në vitin 476 pushtoi Romën, e dogji dhe e shkatërroi atë, duke përmbysur nga froni perandorin e fundit, Romulin, emri i të cilit përkonte çuditërisht me atë të themeluesit mitik të Romës. Viti 476 shënon rënien përfundimtare të Perandorisë Romake të Perëndimit. Luftëtarë hunë2Fjalortetrarki - pushteti i të katërve. Reformë e perandorit Dioklecian, që ndante pushtetin perandorak midis katër bashkëqeveritarëve: dy Augustët dhe dy Cezarët.despotizëm - (greq. despotia - pushtet i pakufizuar) formë e pushtetit absolut, i lindur në monarkitë e Lindjes së Lashtë.26
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32