Page 29 - Demo
P. 29


                                    Tematika IPlaçkitja e Romës nga barbarët. Miniaturë e shek. XV.3• Cilat ishin problemet e brendshme që dobësuan Perandorinë Romake?• Cilët ishin popujt barbarë përreth perandorisë dhe përse i sulmonin ata territoret e saj?• A ishte sulmi i barbarëve shkaku kryesor i rënies së perandorisë?• Renditni faktorët që çuan në shembjen e Perandorisë Romake.• A i ndeshni edhe sot termat “vandal” e “vandalizëm”? Nëse po, si e shpjegoni këtë?• Analizoni faktorët që ndikuan në përqafimin masiv të besimit të krishterë.Verifikoni njohuritëRënia e Perandorisë Romake të PerëndimitFaktorët që shkaktuan rënien e Perandorisë Romake ishin disa. Një nga më të rëndësishmit ka qenë dyndja e fiseve barbare, që në shek. V u bë më e shpeshtë dhe më e egër. Qe e pamundur që perandoria e dobësuar t’i ndalonte, ashtu siç ia kishte dalë mbanë në shekujt e kaluar.Ndër faktorët ekonomiko-shoqërorë mund të përmendim: sistemin e kolonatit dhe gjendjen e vështirë të fshatarëve, mungesën e lirisë së iniciativës që dobësoi aktivitetin ekonomik dhe tregtar, mpirjen e veprimtarisë së autoriteteve etj.Një faktor tjetër ishte pranimi i krishterimit, gjë që nuk e kënaqi aristokracinë, e cila i mbeti besnike besimit dhe kulturës pagane, duke ndezur kështu konflikte politikofetare.Faktorë të tjerë po aq të rëndësishëm ishin: luftërat e brendshme për pushtet dhe humbja e besimit të shtetasve te qeverisja, si dhe rënia e aftësisë luftarake të ushtrisë; zgjerimi i aparatit burokratik e ushtarak që rëndonte financat e shtetit duke sjellë rritjen e taksave. Gjithashtu, perandoria u përfshi nga korrupsioni i të pasurve dhe të fuqishmëve, të cilët ua shkarkuan peshën më të rëndë të taksave njerëzve më të varfër.Pas rënies së perandorisë, i gjithë territori u përfshi edhe nga dyndje të tjera fisesh, siç ishin: sllavët, arabët etj. Në ish-territoret e saj u krijuan një sërë mbretërish romanobarbare, më e madhja prej të cilave ishte ajo e frankëve, që u formua në territorin e Francës së sotme. Rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit shënon jo vetëm fundin e periudhës antike, por njëkohësisht fillimin e një periudhe të re në historinë botërore, asaj të mesjetës. Mendoni në mënyrë kritike: Si mendoni, ku e ka bazën sigurimi i një qeverisjeje të fortë e të qëndrueshme?Hulumtoni dhe diskutoni27
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33