Page 31 - Demo
P. 31


                                    Diskutim koncepteshPerandoria Universale: Çfarë realizoi Aleksandri i Madh pas pushtimeve të mëdha?Mbretëritë helenistike: Cilat ishin mbretëritë helenistike që u krijuan pas vdekjes së Aleksandrit të Madh? Cilat dinasti greko-maqedonase sundonin në secilën prej tyre? Zgjidhni një nga mbretëritë helenistike dhe ndërtoni historinë e saj.Kultura e përbashkët: helenizmi si një sintezë e elementeve greko-lindore.Bëni një krahasim dhe diskutoni rreth idesë së Aleksandrit të Madh për Perandorinë Universale dhe rreth realitetit të sotëm të Evropës së Bashkuar.Ndërtimi i sintezës Ku? Deri në kufijtë e botës së njohur: Aleksandri vazhdoi procesin e bashkimit të territoreve. Si? Me ndihmën e armëve, të diplomacisë dhe sidomos të kulturës: Aleksandri kërkoi të bënte bashkimin e elementeve greko-maqedonase me ato lindore.Verifikoni njohuritë • Çfarë strategjie ndoqi Aleksandri i Madh për të favorizuar kontaktet paqësore të popujve që banonin në perandorinë e tij? • Përse këto mbretëri u quajtën “helenistike” dhe cilat ishin karakteristikat e tyre? • Në cilat fusha të veprimtarisë dhe mendimit njerëzor u arritën suksese në periudhën helenistike? Keni dëgjuar për Eratostenin, Arkimedin, Euklidin? Çfarë dini për ta? • Cilat janë shtatë mrekullitë e botës antike dhe cilat prej tyre i përkasin periudhës helenistike?Sugjerim:• Shfletoni librat e historisë së shkollës 9-vjeçare për të rifreskuar njohuritë tuaja.• Kërkoni të dhëna për betejat e Aleksandrit të Madh.• Kërkoni të dhëna në lidhje me ndarjen e Perandorisë Helenistike në mbretëri. Krijimi i bibliotekës së famshme të Aleksandrisë ishte një ambicie e faraonëve të dinastisë greke të Ptolemejve, sipas të cilëve, ajo duhet të mblidhte “librat e gjithë popujve mbi tokë”. Biblioteka u formua në vitin 281 pr.K., nga Ptolemeu II. Në të punonin studiues të kohës, të cilët përpiqeshin ta pasuronin pareshtur fondin e bibliotekës, që numëronte deri në 700 000 vëllime librash (papiruse të mbledhura në formë ruli). Kjo bibliotekë njihet si më e famshmja dhe më e shquara e antikitetit.Fari i Aleksandrisë. RiprodhimThemelimi i Aleksandrisë.Pikturë, 1736Biblioteka e Aleksandrisë34529
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35