Page 33 - Demo
P. 33
Tematika IIPROJEKT (Ora e parë)Tema: Globalizimi, prirje pozitive apo negative në botën e sotme?Rezultatet e të nxënitNë përfundim të këtij projekti, nxënësi/ja:• shpjegon konceptin “globalizim”;• analizon rrugët e përhapjes së dukurive globalizuese;• vlerëson ndikimin e globalizimit në ekonominë botërore;• analizon aspektin kulturor të proceseve globalizuese dhe rolin e tyre në integrimin apo përplasjen e kulturave të ndryshme;• identifikon përvoja konkrete të globalizimit duke analizuar rolin e tyre në shoqëri, ekonomi, kulturë etj.; • ballafaqon përparësitë dhe mangësitë e globalizimit kudo që ai haset;• evidenton elemente të globalizimit në të gjitha fushat e jetës në Shqipëri.Burimet kryesore të informacionitTeksti mësimor Historia 10, interneti, artikuj ose botime të ndryshme për këtë tematikë, materiale audiovizuale me karakter dokumentar apo artistik, biseda me specialistë të fushave të ndryshme, biseda me të afërm për përvoja konkrete.MetodologjiaPunë me grup, hulumtim, intervista, diskutim, analizë, paraqitje, debat dhe shkëmbim mendimesh.Mjetet në përdorimTeksti mësimor, materiale të shtypura, informacione nga shtypi i shkruar, kompjuter, video-projektor, tabelë interaktive (smartboard), postera, materiale vizuale (fotografi ose filma).Organizimi i klasësNxënësit/et do të ndahen në dy grupe. Grupet do të përbëhen nga “përkrahësit” dhe “kundërshtarët” e procesit të globalizimit, me qëllim nxitjen e debatit dhe të diskutimeve në klasë. Udhëzime për realizimin e projektit• Shpjegohet kuptimi i konceptit të globalizimit duke e trajtuar edhe nga pikëpamja historike.• Diskutohet lidhur me natyrën e dukurive globalizuese si pjesë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore.• Nxënësit/et hulumtojnë për rolin e globalizimit në aspektet e ndryshme të ekonomisë, identifikojnë fushat kryesore që ndikohen prej tij.• Vlerësohet ndikimi i globalizimit në shoqëri dhe politikë, si rrugë për përçimin e vlerave të sistemit demokratik.• Gjykohet për rolin e globalizimit në aspektin kulturor dhe për marrëdhënien mes tradicionales dhe së resë në art e kulturë. • Debatohet për raste konkrete të përvojave me karakter globalizues në botë dhe Shqipëri.Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore që do të zhvillohen gjatë orës së parë të projektitNxënësit/et:• ndahen në dy grupe me qëllim realizimin e projektit;• njihen me përmbajtjen e projektit dhe burimet e informacionit;• njihen me teknikat e punës dhe japin idetë e tyre;• marrin nga mësuesi/ja sugjerime për shpërndarjen e punës brenda grupit;• ndajnë detyrat brenda grupit.31

