Page 34 - Demo
P. 34
Harta e shtrirjes së Perandorisë Bizantine1Tema 1 Qytetërimi BizantinGrmicëhistorikeShteti bizantin u drejtua nga disa perandorë me origjinë ilire. Njëri prej tyre qe Anastasi nga Durrësi. Gjatë kohës së qeverisjes së tij u rrit roli dhe përgjegjësia e senatit, u organizua ushtria dhe u përforcuan pikat kyçe, u ndërtua muri i gjatë prej 75 km nga deti Marmara deri në detin e Zi, u bë një reformë monetare, u realizuan shumë ndërtime. Edhe sot ruhen në qytetin e Durrësit pjesë nga muret rrethuese.Bizanti (Perandoria Romake e Lindjes) e nisi jetën si vazhdim i Perandorisë së vjetër Romake (395). Për shumë kohë, kryeqyteti i Bizantit njihej si Roma e Re. Deri në shek. VII, gjuha zyrtare ishte latinishtja e cila në atë periudhë u zëvendësua me gjuhën greke. Me kalimin e kohës, Bizanti largohej gjithnjë e më shumë nga Perëndimi. Ndryshimi ishte aq i madh, saqë në fund të jetës së tij qytetërimi bizantin nuk do të kishte më asgjë të ngjashme me atë perëndimor. Në kohën e Justinianit të Madh, në këtë perandori u përfshinë vendet e Ballkanit deri në lumin Danub, Azia e Vogël, Siria, Palestina, të gjitha brigjet veriore të Afrikës dhe Egjipti. Për disa vjet u përfshi edhe pjesa më e madhe e Italisë dhe jugu i Spanjës. Kjo ishte shtrirja më e madhe e Bizantit.Nga sulmet e jashtme të arabëve, persëve, kryqtarëve evropianë dhe në fund të turqve, Perandoria Bizantine nisi të tkurrej vazhdimisht. Në vitin 1204, në vend të një perandorie u krijuan tri-katër shtete të vogla. Pas një gjysmëshekulli luftërash dhe përpjekjesh, Perandoria Bizantine (1261) u rimëkëmb si një shtet i vogël dhe i dobët. Goditjen përfundimtare e mori nga turqit. Në fillim, ata detyruan bizantinët të largoheshin nga Azia e Vogël dhe të izoloheshin në Ballkan. Më 1453, ata pushtuan kryeqytetin e Bizantit. Në këtë mënyrë, Perandoria Bizantine pushoi së ekzistuari.OqeaniAtlantikDeti MesdheDeti i ZiIshujt BaleareMbretëria e FrankëveKorsikëSardenjëRomëNapoliPalermoRavenë SpalatoOtranto EpirAthinë EfesKostandinopojëArmeniDamaskJerusalemARABËAleksandriSiriTrakëMbretëria e VisigotëveKartagjenëCezareDrejtimet e përhapjes ushtarake bizantineZgjerimi i perandorisë në vitin 527Zgjerimi i perandorisë në vitin 565554536-537536533535BERBERËSLLAVËAVARË LONGOBARDËJustiniani I me peshkopin Maksimilian, oborrtarë, klerikë dhe ushtarë. Mozaik i vitit 547 ps.K., kisha e Shën Vitalit, Ravenë.2Nga një perandori me shtrirje në tri kontinente, në një shtet të vogël32

