Page 35 - Demo
P. 35


                                    Tematika IIOrganizimi shtetërorPerandoria Bizantine ishte një monarki e centralizuar. Aty ishin gërshetuar tiparet shtetërore romake me elementet shtetërore të Lindjes. Pushteti ishte përqendruar në duart e perandorit. Ai kishte një senat si organ këshillues, që përgatiste projektligjet, të cilat, me miratimin e tij, ktheheshin në ligje. Senati kryente edhe funksionet e Gjykatës së Lartë të Apelit.Në krye të administratës shtetërore qëndronte Këshilli Shtetëror, nën drejtimin e perandorit. Ai përbëhej nga njerëzit më të afërt të tij. Nga ana administrative, perandoria ndahej në disa njësi të mëdha, të quajtura prefektura. Shteti bizantin mbështetej në sistemin dioklecian-kostandinian.Shtetin e drejtuan në mënyrë të trashëgueshme disa dinasti, si ajo heraklite, maqedonase, izauriane, komnene, paleologe etj. Secila prej tyre pati përfaqësues të rëndësishëm.Jeta ekonomikeNë Bizant, jeta qytetare nuk u ndërpre si në Perëndim. Kostandinopoja arriti deri në gjysmë milion banorë dhe ishte qyteti më i madh në botë. Qytete të tjera të rëndësishme ishin: Aleksandria, Selaniku, Jerusalemi, Bejruti dhe Damasku. Qytetet ishin qendra zejtare e tregtare. Zejtarët dhe tregtarët organizoheshin në korporata. Në dallim nga Perëndimi, ato vareshin nga shteti. Tregtia e brendshme dhe ajo e jashtme ishin mjaft të zhvilluara. Perandoria Bizantine ndodhej në një pozitë të favorshme gjeografike. Aty kryqëzoheshin rrugët që lidhnin Lindjen me Perëndimin dhe Veriun me Jugun. Kostandinopoja quhej “Ura e Artë”. Nga Lindja silleshin pëlhura pambuku e mëndafshi, metale të rralla, gurë të çmuar dhe margaritarë, erëza, barna etj. Në Lindje dërgoheshin drithëra, metale, lëkurë, verë, prodhime argjendi, prodhime qelqi, qëndisma, dru etj.Në marrëdhëniet feudale pati ndikim tradita e Lindjes. Perandori bizantin ishte pronari suprem i tokës. Ai ua shpërndante tokën feudalëve (proniarëve) me kusht që t’i shërbenin me një numër ushtarësh. Arsimi, kultura dhe artiNë Bizant u krijua një qytetërim dhe kulturë e pasur, si rezultat i shkrirjes së popujve që bënin pjesë në të. Kostandinopoja e asaj kohe pati një zhvillim të shkëlqyer. Në Bizant kishte një sistem arsimor të plotë, që niste nga shkollat fillore dhe përfundonte në arsimin e lartë. Arsimi u vendos nën kontrollin e kishës. Në pjesën më të madhe të universiteteve u mblodhën profesorët më të shquar nga e gjithë bota. Dy ishin fakultetet kryesore: jurisprudenca dhe filozofia. Nuk mungoi edhe një universitet për shkencat profane të asaj kohe, ku u thirrën shkencëtarët më të mirë. Kostandinopoja u kthye në një nga qendrat më të mëdha të botës intelektuale.Kostandinopoja, kryeqyteti i Perandorisë Romake të Lindjes, në një ilustrim të shek. XIV333
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39