Page 36 - Demo
P. 36


                                    Bizanti ishte vendi ku u ruajt qytetërimi dhe kultura e lashtë greko-romake. Aty vazhduan të jetonin poezitë dhe veprat e filozofëve dhe shkencëtarëve, si ato të Platonit dhe të Aristotelit. Si vende ruajtëse shërbyen manastire dhe shkolla të shumta. Në bibliotekat e panumërta ruheshin koleksione kryeveprash filozofike, të letërsisë së vjetër dhe asaj klasike.Në Bizant u ndërtuan shumë vepra madhështore arkitekturore. Prej tyre mund të përmendim murin rrethues të ndërtuar nga Kostandini, nga deti Marmara deri në Bririn e Artë. Monumenti më i madh i arkitekturës së hershme ishte kisha e Shën Sofisë, e ndërtuar në vitet 532-538 prej Justinianit I. Këtu ai solli shumë nga thesaret e botës antike. Kisha kishte 107 kolona prej mermeri shumëngjyrësh. Kupola gjigante dukej sikur qëndronte pezull në ajër. Nga brenda, shtyllat e muret xixëllonin nga polikromia e mermerëve dhe e portikëve.Një monument madhështor arkitekturor ishte Hipodromi, i ngjashëm me agorën e Athinës dhe me Forumin e Romës, i ndërtuar prej mermeri dhe me 40 shkallë. Në qytetet e mëdha ishin ndërtuar godina publike, si: teatro, banja, pallate perandorake dhe ndërtesa qeveritare. Shëtitorja më e bukur ishte “Mesa”, e cila priste kryeqytetin nga lindja në perëndim. Në shek. XIII-XV dallohen pikturat murale, mozaikët, ikonat dhe pikturat në miniaturë. Një nga mozaikët ishte ai i manastirit \Bizantine. Nga mozaikët e provincave dallohet ai i manastirit të Dafnës, afër Athinës, si dhe të tjerë në Sicili, në Serbi, në Shqipëri, në Italinë e Veriut etj. Vendi i qytetërimit bizantin në qytetërimin botërorPër 10 shekuj, Perandoria Bizantine ishte vatra e një qytetërimi, madhështinë dhe shkëlqimin e të cilit nuk e arriti asnjë vend tjetër. Kur Evropa njohu një rënie të theksuar, ajo mbeti qendra e lëvizjeve ideore, artistike dhe kulturore me një rrezatim mjaft të gjerë. Kjo pasuri e paçmueshme iu përcoll popujve të Evropës Perëndimore. Pas rënies së Kostandinopojës në duart e turqve, mjaft filozofë, dijetarë, shkrimtarë dhe artistë u zhvendosën në Evropën Perëndimore, ku vazhduan veprimtarinë e tyre. Fjalorprefekturë – njësia më e madhe administrative, e drejtuar nga prefekti në Bizant.korporatë – bashkim i zejtarëve të një zeje ose të zejeve të përafërta.Kisha e Shën Sofisë, Stamboll434
                                
   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40