Page 37 - Demo
P. 37
Tematika IIBazilika e Shën Vitalit në Ravena të Italisë (shek. VI)5Largimi nga Roma u shoqërua edhe me ndryshime në fushën fetare. Kostandinopoja u bë qendra e një besimi tjetër të krishterë, të quajtur ortodoks. Më 1054 u bë ndarja përfundimtare midis dy kishave të krishtera, që vazhdon edhe sot, ndonëse janë bërë përpjekje për afrimin dhe bashkimin e tyre.Nga kultura bizantine në radhë të parë përfitoi Italia e Veriut, kryesisht Ravena, Venediku, Roma, Toriçeli, si dhe Rusia etj. Vepra e Justinianit I, në fushën e jurisprudencës, mbeti pikë referimi për mjaft vende. Lëvizja e madhe e humanizmit, nga ku zë fill Rilindja Evropiane, e ka burimin në erudicionin bizantin.• Evidentoni shkaqet e rrudhjes së shtetit bizantin.• Përshkruani gërshetimin e elementeve perëndimore me ato lindore në organizimin shtetëror.• Krahasoni jetën ekonomike të Bizantit me atë të Evropës Perëndimore, dhe në veçanti zhvillimin e: a. korporatave; b. qyteteve; c. marrëdhënieve feudale.• Krahasoni sistemin arsimor bizantin me atë të Evropës Perëndimore.• Evidentoni veprat kryesore në fushën e arkitekturës dhe të pikturës.• Identifikoni në hartë popujt që ishin përfshirë në Perandorinë Bizantine.• Diskutoni rreth vendit të kulturës bizantine në qytetërimin botëror, duke iu referuar edhe materialeve që mund të gjeni në internet.Verifikoni njohuritëLeximJustiniani I (527-565), si njeriu më i ditur i shekullit, ishte frymëzuesi i të gjitha ndërmarrjeve të mëdha në të gjitha fushat e jetës. Një ndikim të fortë tek ai pati e shoqja, Teodora, si këshilltarja kryesore. Në fushën ekonomike, ai u dha një shtytje të fuqishme tregtisë dhe artizanatit. Edhe prodhimi i mëndafshit lidhet me emrin e tij. Vepra më e madhe e Justinianit ishte në fushën e legjislacionit. Ai mblodhi e sistemoi ligjet e perandorëve romakë, hartoi Kodin e së Drejtës Civile, hartoi një përmbledhje të së Drejtës Romake. Falë punës së tij, ne sot njohim të Drejtën Romake. Idetë bazë të këtij legjislacioni ishin: një perandori, me në krye një perandor, një ligj, një formë pronësie private, një familje dhe një e drejtë. Kodi i Justinianit shpalli lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve para ligjit. Ai vendosi një lidhje të ngushtë midis perandorit dhe kishës.35

