Page 38 - Demo
P. 38
Muhamedi në ndërtimin e xhamisë së Medinës. Vizatim i shek. XVI1Tema 2 Tiparet e qytetërimit arab dhe marrëdhëniet e tij me atë evropianGrmicëhistorikeGjatë shekujve IX–XIII, myslimanët krijuan Shtëpinë e Dijes (Bait-ul-Hikmat), në të cilën studiues të ndryshëm, si myslimanë, ashtu edhe jomyslimanë punuan për përkthimin e dijeve botërore në gjuhën arabe. Shumë vepra klasike të antikitetit, që ndryshe mund të kishin humbur, u ruajtën në arabisht e persisht dhe më vonë u përkthyen në turqisht, hebraisht dhe latinisht. P.sh., studiuesit arabë Ibn Ruzhdi dhe Ibn Sina ishin përgjegjësit kryesorë për shpëtimin e veprave të Aristotelit, idetë e të cilit më vonë do të mbizotëronin si në botën islame, ashtu edhe në atë të krishterë.Lindja e fesë islameNë shek. VI, Gadishulli Arabik qe një rajon i dorës së dytë, me pak qytete, i vendosur në kufi të Perandorisë Romake dhe më vonë Bizantine. Qyteti më i madh ishte Meka. Aty ndodhej Guri i Zi (një meteor i vogël), i cili konsiderohej i shenjtë. Banorët (beduinët) besonin në mbi 100 idhuj.Historia e Arabisë mori një kthesë vendimtare në saje të Muhamedit (570–632). Gjatë udhëtimeve të gjata në aktivitetin e tij tregtar, ai u bind se duhej hequr dorë nga politeizmi. Në vitin 610, Muhamedi filloi të predikonte një zot të vetëm, Allahun. Veten e tij e paraqiti si profet të Allahut. Predikimet e tij vinin drejtpërdrejt nga Allahu, i cili i foli me anë të engjëllit Gabriel. Mesazhi themelor që mori Muhamedi ishte për të bindur të gjithë arabët t’i dorëzoheshin vullnetit të Perëndisë. Përqafuesit e kësaj feje u quajtën myslimanë. Feja islame ishte monoteiste. Urdhrat dhe porositë që i dha Allahu Muhamedit u shkruan në librin e shenjtë, në Kur’an. Feja e predikuar nga Muhamedi u prit me armiqësi nga grupe bashkëqytetarësh të besimit tradicional, aq sa Muhamedi u detyrua ta braktiste Mekën dhe u vendos në Jatrib (622), që më vonë do të njihet me emrin Medinë (qytet i Profetit). Ky vit njihet si viti i emigrimit (hixhra).Në Medinë, Muhamedi punoi për bashkimin e arabëve në një komunitet të ri fetar e politik. Në pak vite tributë beduine dolën nga izolimi, duke i dhënë jetës politike një shtytje të fortë. Më 630, Muhamedi u kthye në Mekë me një ushtri të fuqishme dhe mori qytetin, luftoi besimin politeist, por mbajti kultin e Gurit të Zi, duke e bërë atë vendin fetar më të rëndësishëm të Islamit. Shtrirja e Perandorisë IslameVazhduesi i veprës së Muhamedit do të quhej Kalif, i zgjedhur nga shokët e tij. Gjatë katër kalifëve të parë (632–661), feja islame u përhap me shpejtësi 36

