Page 39 - Demo
P. 39


                                    Tematika IIShtrirja e Perandorisë Islame2dhe organizimi shoqëror e politik u konsolidua në saje të fushatave ushtarake vendimtare.Në vitin 661, pas vdekjes së kalifit Ali, kalifati u bë i trashëgueshëm brenda dinastisë së Omajadëve, që qeverisi për gati një shekull, duke u dhënë një organizim unitar territoreve të pushtuara. Kryeqyteti u zhvendos nga Meka në Damaskun e pasur dhe madhështor. Nga Afrika, arabët kaluan Gjibraltarin dhe pushtuan Spanjën që ndodhej nën visigotët (711). Në Lindje, ata u shtrinë deri në rajonin e qytetit Samarkanda (Indi).Në vitin 750, kalifati kaloi nën drejtimin e Abasidëve, që do ta mbanin pushtetin deri në fund të shek. XIII. Ata do ta zhvendosnin qendrën e Perandorisë Islame drejt Lindjes, duke themeluar një kryeqytet të ri, Bagdatin. Kalifati ruajti po atë shtrirje. Abasidët ndoqën një politikë më liberale se paraardhësit. Në administratën e tyre, ata pranuan përfaqësues nga popullsia vendase. Gjatë periudhës 1055-1258, Perandoria Islame filloi të shpërbëhej.Ndikimi i fesë dhe ekonomiaFeja islame u vendos në themel të shoqërisë: në qeverisje, në marrëdhëniet midis njerëzve, në shkencë dhe në art. Feja, gjuha dhe e njëjta monedhë ndikonin në bashkimin e njerëzve me origjina të ndryshme, por që kishin përqafuar fenë islame. Edhe pse ekzistonte një unitet fetar i botës islame, që nga shekulli VII, u krijuan dy rryma fetare: Sunitët dhe Shiitët. Në mjaft raste, këto rryma janë përballur dhe vazhdojnë të përballen edhe sot me njëra-tjetrën.Në territorin e gjerë të Perandorisë Islame bënin pjesë shumë qytete. Në qendër të çdo qyteti ngrihej xhamia e madhe, vendi i kultit themelor për myslimanët me një ose disa minare në krah, si dhe godinat e administratës, pallati i qeveritarit, dyqane me objekte kulti. Një vend tjetër ishte sheshi i tregut qendror, ku shkëmbeheshin prodhimet e çdo lloji. Larg nga qendra e deri përtej mureve ngriheshin ndërtesat më të varfra. Tregtia, artizanati dhe agrikultura ishin aktivitetet mbi të cilat mbështetej ekonomia e botës arabe. Arabët përmirësuan sistemet e ujitjes dhe futën bimë të reja, si: manin, orizin, kërpin, pambukun, kajsinë, portokallin etj. Ata bënë qarkullimin e risive shkencore dhe teknike. P.sh., në Perëndim përhapën teknikën e prodhimit të letrës, të cilën e kishin mësuar nga kinezët. Përparim të dukshëm patën edhe në prodhimin e armëve, të objekteve të gdhendura prej druri dhe lëkure. E famshme ishte lëkura e kuqe e Marokut. Nuk binin më poshtë prodhimi i qelqit, pëlhurave dhe qilimave. Për pëlhurat dallohej Damasku, ndërsa për sixhadet, Persia.Nëpërmjet tregtarëve myslimanë kalonte mëndafshi, erëzat, gurët e çmuar, nga Kina dhe India; koralet nga Deti i Kuq; ari dhe skllevërit e Afrikës; gruri i Egjiptit, druri i Libanit etj. Deti i VeriutOqeaniAtlantikDeti MesdheDeti i Zi Deti KaspikGjiri PersikDeti i KuqTigerEufrat DanubMbretëria e FrankëveAVARËLONGOBARDËPuatjeToledo RomëTripoliVitet 632-661(kalifatet)Vitet 661-750(Dinastia e Omejadëve)TripolitaniLibiEgjiptAleksandriDamaskJerusalemMekëMedinë ArabiBagdadPerandoria Bizantine NilKordovëGranadëGjibraltarSevilje732 p.e.s.V(kVit(DPerandoria Islame më 632(vdekja e Muhamedit)37
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43