Page 40 - Demo
P. 40


                                    Kultura, arsimi, arti dhe letërsia arabeArabët krijuan një qytetërim unik të tipit urban. Muhamedi i dha përparësi arsimit dhe edukimit. Veç shkollave të hapura pranë xhamive, në kryeqytetet e kalifateve dhe në qytete më të mëdha u ngritën universitete. Përveç dijetarëve myslimanë, aty jepnin mësim dhe filozofë të krishterë. Një nga mendimtarët më të shquar të botës myslimane ishte Ibn Sina (Avicena). Ai ishte poet, filozof dhe shkencëtar. Ibn Sina është autor i 100 librave në fusha të ndryshme. Veprat e filozofëve antikë, grekë e romakë u përkthyen në gjuhën arabe. U ngritën biblioteka dhe vende studimi. Në to ruheshin rreth dyqind mijë dorëshkrime, tekste në të gjitha gjuhët: greke, latine, arabe, të mbledhura nga i gjithë Mesdheu. Arabët zhvilluan më tej njohuritë në fushën e mjekësisë, kimisë dhe në matematikë. Gjithashtu, ata dhanë njohuri të reja në fushën e algjebrës dhe të gjeometrisë. Astronomët arabë korrigjuan mjaft përfundime të nxjerra prej vëzhgimeve të bëra nga astronomët e lashtë. Arabët ishin edhe udhëtarë të shquar. Disa prej tyre mbërritën deri në Rusi dhe udhëtimet e tyre i hodhën në harta dhe atlase. Shumica e kalifëve ishin poetë, prandaj ata i dhanë përparësi zhvillimit të letërsisë dhe të artit. Asaj periudhe i përket vepra me famë botërore “Një mijë e një net”. Mjaft punime të autorëve arabë u përkthyen në gjuhën latine dhe u përdorën si libra bazë deri në shek. XVI. Një prej tyre ishte “Kanuni i mjekësisë” i Ibn Sinës. Feja islame u pasqyrua edhe në arkitekturë. Në qendrat e çdo qyteti dhe fshati u ndërtuan xhami dhe mauzole islame. Shumë xhami shquheshin për elegancën e minareve. Ato zbukuroheshin me fragmente nga Kurani ose me natyrë të qetë. Në qytetet e mëdha u ndërtuan edhe pallate shumë të bukura. KryqëzatatMidis qytetërimit arab dhe atij evropian kanë ekzistuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi. Këto qytetërime kanë marrë nga njëri-tjetri, në shkëmbimin e mallrave dhe të ideve, letërsisë e artit. Në rastet kur politika ka ndërhyrë në fetë reciproke ka pasur edhe konflikte, madje mjaft të ashpra.Për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme, Kisha Katolike në bashkëpunim me perandorë dhe mbretër evropianë organizoi disa fushata fetaro-ushtarake, të njohura me emrin e përbashkët “kryqëzatë”. Kisha synonte të pasurohej dhe të forconte pozitat e saj. Perandorët dhe mbretërit, fisnikët dhe aventurierët dëshironin të pasuroheshin. Bujkrobërit synonin të siguronin lirinë dhe një jetë më të mirë. Si pretekst për nxitjen e kryqëzatave shërbeu pushtimi i Jerusalemit nga turqit selxhukë (1077). Në vitin 1095, papa Urbani II shpalli “Luftën e Shenjtë” me parullën: “Të shpëtojmë varrin e Krishtit”. U organizuan tetë kryqëzata, por më të mëdhatë janë katër.1. Kryqëzata e Parë (1096), me rreth 300 000 kryqtarë, nga Franca, Gjermania dhe Italia, kaloi nëpër Arbëri dhe mbërriti në Jerusalem, duke ngritur disa shtete kryqtarësh.2. Kryqëzata e Dytë (1144), nën drejtimin e mbretit të Francës dhe të perandorit të Perandorisë së Shenjtë Romake, ndeshi në qëndresën e sulltanit të Egjiptit, Saladinit. Të paktë ishin ata që arritën në vendet e shenjta. Muhamedi nën shoqërinë e pasuesit të tij, Abu Bekri. Vizatim arab i shek. XIV3Fjalorislam – “dorëzim\Allahu, te Zoti.kalifat – vendi i drejtuar prej një kalifi.abasid – pasardhës i Abazit.kryqtarë – emri i pjesëmarrësve në kryqëzata. Mbanin një kryq në mantelin e veshur.kryqëzatë – fushatë ushtarake me mbulesë fetare.mauzole – ndërtesë që ngrihet si përmendore mbi varrin e një njeriu të shquar ose mbi varret e një grupi të rënësh për mbrojtjen e atdheut.38
                                
   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44