Page 41 - Demo
P. 41


                                    Tematika IIHarta e kryqëzatave 43. Kryqëzata e Tretë (1189-1192), e drejtuar nga mbreti i Anglisë, Rikardi, pësoi disfatë nga sulltani i Egjiptit.4. Kryqëzata e Katërt (1202-1204) u drejtua kundër Kostandinopojës dhe përfundoi me shpërbërjen e parë të Perandorisë Bizantine.  Megjithëse dështuan, kryqëzatat patën pasoja të rëndësishme. Në radhë të parë, u dobësua pushteti i Papës dhe i Kishës Katolike. Mijëra vetë vdiqën gjatë marshimit, ndërsa mijëra të tjerë u zhgënjyen. U shpenzuan shuma të mëdha parash. Nga pakësimi i konkurrentëve dhe nga krijimi i mbretërive kryqtare përfituan mbretërit. Oqeani AtlantikLisbonë ToledoLondërParisVormsKlermondLionMarsejëBarcelonëTunizKryqëzata e Parë (1096-1099)Kryqëzata e Tretë (1189-1192) Kryqëzata e Katërt (1202-1204) Kryqëzata e Gjashtë (1248-1254) Palermo KorfuzThesalonikAdrianopojë KostandinopojëKretëAleksandri JerusalemAkriDamaskTripoli Rodos QiproDeti MesdheDeti i ZiAmalfiRomëRaguzëZareVeneciaMilanoGjenovëPizëBariBrindiziVjenë Budë• Cili është thelbi i fesë islame?• Cilët janë faktorët e unitetit fetar mysliman?• Cilat ishin risitë e arabëve në fushën ekonomike?• Duke u mbështetur te harta, përshkruani shtrirjen e Perandorisë Islame dhe qytetet kryesore të saj.• Krahasoni sistemin arsimor arab me atë bizantin.• Diskutoni rreth ndihmesës së arabëve në shkencë e në art, duke plotësuar me të dhëna nga interneti.• Identifikoni disa nga karakteristikat e kryqëzatave që ngjasojnë me përplasjet e sotme fetare.Verifikoni njohuritëLeximParimet themelore të islamitPër të përfituar jetën e përjetshme, besimtari mysliman duhet të përmbushë pesë detyra kryesore:1. Të shpallë botërisht besimin absolut në Allah dhe të jetë besnik \verbër\Muhamedit.2. Të lutet për faljen e mëkateve pesë herë në ditë, kudo që ndodhet, me gjunjë në tokë, me fytyrë drejt Mekës.3. Të agjërojë gjatë muajit Ramazan, sipas kalendarit islam.4. Të japë lëmoshë: besimtari duhet të falë një të dhjetën e pronës që zotëron.5. Të bëjë pelegrinazh në Mekë, të paktën një herë në jetë. Në rast pamundësie për pelegrinazh, duhet dhënë lëmoshë.Mendoni në mënyrë kritike: Edhe pse ekzistonte një unitet fetar në botën islame, që nga shek. VII janë krijuar dy rryma: sunitët dhe shiitët. Hulumtoni ku qëndron themeli i kësaj ndarjeje dhe përse konflikti mes tyre vazhdon të jetë i ashpër edhe sot.Hulumtoni dhe diskutoni39
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45