Page 42 - Demo
P. 42
Shtrirja e mbretërisë nën Karlin e Madh1Tema 3 Perandoria e Shenjtë RomakeGrmicëhistorikeSimboli i zambakut tradicionalisht është përdorur për të përfaqësuar familjen mbretërore franceze. Thuhet se domethënia e tij lidhet me përsosmërinë, dritën dhe jetën. Sipas legjendës, një engjëll i dha mbretit merovingian frank Klovis, një zambak të artë, si simbol i pastrimit shpirtëror pas konvertimit të tij në të krishterë. Zambaku është përdorur fillimisht si simbol nga mbreti francez Filipi II.Frankët: nga Merovingët te KarolingëtTerritori i provincës antike romake të Galisë, pas shpërbërjes së Perandorisë Romake të Perëndimit, u zotërua nga Merovingët, të cilët kanë qenë një dinasti e mbretërve frankë. Ata sunduan duke ndryshuar në mënyrë të shpeshtë hapësirën e tyre brenda këtij rajoni, nga shekulli V deri në shekullin VIII. Dinastia Merovinge sundoi si një monarki e dobët deri më 751. Kjo dobësi u shpreh në aspektin politik, me rritjen e pushtetit të dukëve dhe kontëve, që vepronin sipas interesave të ngushta të tyre në dëm të autoritetit mbretëror; dhe në aspektin ekonomik, me rënien e tregtisë dhe rritjen e bujkrobërisë. Qytetet e humbën gjallërinë e dikurshme dhe filluan të ktheheshin në qendra peshkopësh. Në atë vit, Pepini, ndihmësi kryesor i mbretit, me përkrahjen e fisnikërisë dhe bekimin e papës Zakaria, zëvendësoi mbretin e fundit të Merovingëve dhe mori vetë titullin Mbret i Frankëve. Me Pepinin, filloi sundimi i Karolingëve mbi Frankët. Pepini III u shpall mbret më 751, nga një Asamble e të Mëdhenjve, me mbështetjen e ushtrisë dhe me bekimin e Papës. Pepini III ishte babai i Karlit të Madh. Zëvendësimi i familjes mbretërore u shoqërua me dy ndryshime institucionale shumë të rëndësishme. Së pari, lidhja e aristokracisë me familjen Heristal. Së dyti, bekimi i mbretit nga ana e Papës me vaj të shenjtë. Kështu, mbretërit u bënë personazhe të shenjta; mbreti nuk ishte më një figurë laike, sikurse kishte qenë mbreti Meroving. Mbretërimi nuk do të trajtohej më nga e drejta private. Mbi këtë shndërrim të dyfishtë u mbështet regjimi i ri. Në vitin 768, froni i kaloi djalit të Pepinit III, Karlit, ose siç do të njihet më pas, Karli i Madh. Në vitin 774, ai bëhet mbret i Italisë, ndërsa në vitin 800 shpallet perandor i Perandorisë së Shenjtë MbretëritëAnglosaksoneSaksoniMagonzëMarka e BretanjësAkitaniBurgonjëMilanoPavi VeneciaRavenëShteti iKishësMarka e SpanjësEmirati iKordovësKalifati i AbasidëveSardenjëMbretëriae ItalisëSiciliNapoliRomë BeneventoAVARËMarka e PanonisëPerandoria Romakee LindjesDukati iBeneventosKorsikëEbroRenDanubSenëOqeani AtlantikDeti MesdheBRETONËMbretëria e frankëve me ardhjen në fuqi të Karlit të MadhPushtimet e Karlit të MadhShtete që i paguanin taksa KarlitZona nën influencën karolingeTerritore bizantine40

