Page 43 - Demo
P. 43
Tematika IIKarli i Madh, skulpturë2Romake, i pari perandor i njohur në Evropën Perëndimore, që prej rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit në vitin 476. Karli i Madh mund të mbretëronte edhe pa mbështetjen e Papës, por njohja prej Atit të Shenjtë i dha atij një përligjje hyjnore në sytë e bashkëkohësve. Mbretëria e zgjeruar e frankëve, që themeloi Karli i Madh, u quajt Perandoria Karolinge.Karli i Madh Nën Karlin e Madh të Perandorisë Karolinge u përfshi gjithë krishterimi perëndimor, me përjashtim të ishujve britanikë. Të bashkuar nën një Perandori Romake të Perëndimit, e barabartë me krishterimin grek, përkatësisht Perandorinë Bizantine, gjendeshin territoret nga lumi Ebro e Atlantiku deri në Elba, Danub e Adriatik, e nga Balltiku deri në Italinë Jugore. Ndërsa Bizanti pati një jetëgjatësi shumëshekullore, Perandoria Romake e frankëve karolingë pati një jetë të shkurtër.Pavarësisht kësaj, kjo qe periudha më e shkëlqyer e frankëve. Karli i Madh bëri përpjekje për të ndërtuar një shtet të centralizuar për të cilin ishte e nevojshme të riorganizohej aparati shtetëror. Vendimmarrja u përqendrua në oborrin e perandorit. Për ta kontrolluar perandorinë, Karli përdori dy struktura:1. një strukturë të qëndrueshme (kontët, viskontët etj.), si përfaqësues të përhershëm të perandorit në krahina të ndryshme;2. të dërguarit e perandorit, të cilët kontrollonin drejtpërdrejt çfarë ndodhte me urdhëresat e tij.Baza kryesore e ekonomisë ishte prona e madhe e tokës që zotërohej si nga feudalët laikë, ashtu edhe nga ata fetarë. Një prej reformave kyçe të tij ishte ajo arsimore, e cila rezultoi jo vetëm në hapjen e shkollave nga institucionet fetare, por edhe në reformimin e sistemit të shkrimit (përdorimi i shkrimit të dorës). Megjithëse i shpërblente ushtarët e tij me toka, ai nuk arriti të krijonte një ushtri të përhershme. Nga ana tjetër, mungesa e një sistemi të përcaktuar taksash e bënte të vështirë mbajtjen e administratës. Pavarësisht shkëlqimit, kjo perandori, duke pasur një shtrirje të gjerë dhe përbërje shumetnike, nuk arriti të bëhej plotësisht e centralizuar. Mbas Ludovikut, djalit të Karlit të Madh, perandoria kaloi në duart e tre nipërve të tij, duke njohur kështu edhe fundin e saj. Në Traktatin e Verdunit, më 843, përfundimisht kjo perandori e madhe do të shpërbëhej, duke i hapur rrugë kështu krijimit të bërthamave të tri shteteve të rëndësishme të mëvonshme në Evropë: Italisë, Gjermanisë dhe Francës. Roli i kishës në mesjetëRoli i kishës në mesjetë ishte mbizotërues në çdo aspekt të jetës. Shpërbërja e Perandorisë së Karlit të Madh dhe përpjekjet për krijimin e Monarkisë Kombëtare Franceze, shkaktuan përplasje mes autoritetit të mbretërve dhe atij të Papës. Mbretërit kërkonin që kisha të kufizohej në veprimtarinë shpirtërore dhe të mos përzihej në punët e shtetit. Nga ana tjetër, papati reagoi ndaj kësaj përpjekjeje duke nxitur feudalët e ndryshëm që të 41

