Page 44 - Demo
P. 44
rebeloheshin ndaj autoritetit mbretëror. Tensionet rrodhën veçanërisht prej synimeve të mbretërve për të taksuar kishën. Me këmbënguljen e mbretit francez Filipi IV, selia e Papës u shpërngul në Avinjon. Në shek. XIV, konflikti u ashpërsua shumë dhe mbretërit nisën të shpalleshin pa pëlqimin e papëve. Ringjallja e Perandorisë së Karlit të MadhNë shekullin IX, titulli perandorak u takoi personazheve të parëndësishme, për t’u zhdukur fare në fillim të shekullit X. Perandoria u ringjall për herë të dytë, kur mbreti Oto I i Gjermanisë mori kurorën perandorake. Duke ndjekur gjurmët e Karlit të Madh, ai bashkoi (në vitin 951) kurorën e Italisë me atë të Gjermanisë, dhe më 962 u kurorëzua perandor në Romë nga Papa. Për të arritur qëllimet e tij, ai shfrytëzoi kryesisht lidhjet farefisnore dhe martesat me feudalë të fuqishëm, si dhe aleancën e ngushtë me kishën. Ishte fillimi i periudhës më të mirë të mesjetës gjermane, gjatë së cilës Gjermania ushtroi një ndikim të madh në Evropë. Perandoria Romake, e quajtur ndryshe Perandoria e Shenjtë Romako-Gjermanike, është një prej shfaqjeve më të çuditshme të historisë së institucioneve shtetërore. Ajo ishte një ndërtim artificial, që nuk mbështetej në ekzistencën e një administrate, një sistemi taksimi unik apo organeve shtetërore në gjendje për të zbatuar politikën perandorake në të gjithë territorin e saj. Në këto kushte, perandoria qe e destinuar të ndiqte fatet e Monarkisë Gjermane. Në fund të periudhës së mesjetës, Perandoria Romake u bë një perandori gjermane.• Çfarë përfaqësojnë Merovingët dhe Karolingët në historinë e frankëve?• Si u shndërrua Perandoria Karolinge në Perandorinë e Shenjtë Romake?• Si u shpërbë Perandoria Karolinge dhe si kaloi titulli i perandorit të Perandorisë së Shenjtë Romake te mbretërit gjermanë?• A ishte vërtet Perandoria e Shenjtë Romake nën mbretërit gjermanë një perandori që funksiononte si shtet?• Çfarë elementesh duhet të ketë një shtet që të konsiderohet me të vërtetë i tillë?Verifikoni njohuritëOto I, i ulur në fronin e mbretit, me skeptrin në dorën e djathtë dhe sferën (simboli i perandorisë) në dorën e majtë.3Ringjallja eNë sheparëXOicilësPerandRomako-G3 Ot I i l ë f iMendo si historian: Perandoria Karolinge shquhej për praninë në territorin e saj të shumë popullsive me ndryshime të mëdha në gjuhë, kulturë dhe tradita zakonore. Njëkohësisht, Karli i Madh bëri përpjekje për centralizim dhe kontroll më të madh të perandorisë. • Analizoni qëndrimin e Karlit të Madh kundrejt tiparit të shumëkombësive në linjën e arsyetimit: “ruajtje e identitetit të popullsive” kundrejt “asimilim dhe homogjenizim i tyre” në funksion të forcimit të autoritetit qendror perandorak.Hulumtoni dhe diskutoni42

