Page 45 - Demo
P. 45
Tematika IIHarta e Evropës në shek. XII1Britania romake dhe anglosaksoneEmërtimi \rajonet gjermane të Angelnit dhe Saksonisë, pas rënies së Perandorise Romake në vitin 410 ps.K. Ata krijuan një shtet barbar, të ngjashëm me shtetin e frankëve salikë. Pas tërheqjes së ushtrisë romake, fiset e jutëve dhe të frisianëve nga Danimarka filluan të vendosen në ishujt britanikë, megjithëse anglosaksonët ushtruan ndikimin më të madh. Ata flisnin gjuhën e tyre (nga e cila erdhi gjuha angleze) dhe kishin besimet e tyre fetare. Anglosaksonët sollën gjithashtu edhe besimet e tyre fetare, por arritja e Shën Agustinit më 597 e konvertoi pjesën më të madhe të vendit në besimin e krishterë. Kolonët e hershëm ruajtën strukturën e tyre fisnore, duke formuar rreth shek. IX katër mbretëri: Northumbrinë, Mercinë, Anglinë Lindore dhe Ueseksin.Sundimi anglosakson përfundoi më 1066, pas vdekjes së Eduardit Rrëfyes, i cili nuk pati trashëgimtar. Harold Gaduinsoni (Godwinson), që u kurorëzua mbret pas Eduardit, nuk arriti ta mbronte kurorën, kur Uilliami i Normandisë (pjesa veriperëndimore e Francës së sotme) dhe ushtria e tij sulmuan Anglinë. Haroldi u mund në Betejën e Hastingsit në tetor 1066, dhe kështu filloi një epokë e re për historinë e Anglisë: epoka normane. Popullsia vendase mbeti anglosaksone, por elita sunduese dhe pronësore e vendit u bë normane. Pushtimi norman (1066) dhe Reformat e Henrikut IIGjatë periudhës normane, që prej pushtimit të Uilliam I ekzistonte një monarki e fortë, që kontrollonte drejtpërdrejt ose përmes feudalëve dhe sherifëve të gjithë territorin. Duke filluar me pasuesin e normanëve, Henrikun II të dinastisë Plantagenet (1154-1189), pushteti u bë aq i fortë, sa prirej qartësisht drejt absolutizmit. Ndër ndryshimet e mëdha në mekanizmat e shtetit anglez, kryesore qenë: a) organizimi i forcave të armatosura mbi bazën e Monarkia Angleze Tema 4GrmicëhistorikeEmri Uilliam rrjedh nga gjermanishtja (Wilhelm) dhe përbëhet nga elementet uil “vullnet, dëshirë” dhe helm “helmetë, mbrojtje”. Ky emër u fut në Angli nga Uilliam (Vilhelm) Pushtuesi dhe u bë menjëherë shumë popullor. Nga shekulli XII, ai ishte bërë emri më i zakonshëm që i vihej një djali të porsalindur në Angli. Edhe sot, ai renditet ndër emrat më popullorë.Mbretëria e Francës ZvicërMilanoPerandoriaGjermaneMbretëria eHungarisëPrincipatae MoskësMbretëria eAnglisëMbretëria eSkocisëLondërIrlandëDeti i VeriutDeti MesdheDeti i ZiMbretëria Kieve BohemisëMbretëria e PortugalisëMbretëria e Spanjës Romë Perandoria OsmaneRepublikae VeneciasMoldaviFinlandëShteti iKishësMbretëria eNorvegjisëMbretëriae SuedisëParisMbretëriae Dy Siçilive43

