Page 46 - Demo
P. 46


                                    reparteve ushtarake popullore; b) nënshtrimi i fisnikërisë; c) zëvendësimi i sherifëve (agjentët ekzekutivë, policorë dhe gjyqësorë të mbretit) në mënyrë të papritur dhe në masë; d) nënshtrimi i kishtarëve. Kundër absolutizmit monarkik të kësaj periudhe shpërthyen kryengritje të shumta të fisnikëve, sherifëve dhe kishtarëve, por ato nuk sollën asnjë copëzim të Monarkisë Angleze.Karta e Madhe e Lirive, 1215Pushteti mbretëror, i përforcuar nga reformat e Henrikut II, synonte të rritej edhe më tej, por kushtet ekonomike të dobëta nuk e favorizonin. Kasta e qytetarëve, e cila qe për centralizimin, ishte ende e dobët dhe e pazhvilluar dhe shumica e saj ndodhej nën pushtetin administrativ dhe gjyqësor të senjorëve feudalë. Baronët anglezë filluan ta kundërshtonin gjithmonë e më shumë pushtetin e mbretit.Mbreti Xhon (John) pa Tokë (1199-1216), i cili thirrej kështu se ishte i fundit nga djemtë e mbretit dhe nuk kishte tituj zotërimi, humbi Normandinë dhe territore të tjera pas luftës me Filip Augustin II të Francës. Në vitin 1213, ai u detyrua të pranonte vasalitetin ndaj Papës. Pasi u kthye në Angli, ai kërkoi që baronët të paguanin taksa të reja, në masë më të lartë nga sa e lejonte ligji. Baronët refuzuan të paguanin dhe vendosën të bashkoheshin kundër Xhonit. Në këto kushte, ai u detyrua të nënshkruante më 12 qershor 1215, “Kartën e Madhe të Lirive” ose “Karta e Madhe e Autonomive”. Ky dokument nuk prekte sovranitetin mbretëror, por e impononte mbretin të mbante parasysh vullnetin e disa shtresave (baronëve, klerikëve dhe borgjezëve) në çështjet e drejtësisë, në mbledhjen e taksave dhe në politikën e jashtme. Konkretisht, në kartë: • kishte garanci kundër marrjes së paligjshme dhe me dhunë të taksave; • parashikohej ndarja e pushtetit gjyqësor nga pushteti administrativ dhe shkëputej administrimi i drejtësisë nga personi i mbretit; • ndalohej ngarkimi me përgjegjësi penale i dikujt vetëm në bazë të një kërkese verbale, pa pritur dëshmitarë të besueshëm dhe pa zhvillimin e një procesi të rregullt gjyqësor.Karta parashikonte zgjedhjen e një komiteti të përbërë nga baronë, të cilët duhej të kontrollonin zbatimin e saj. Karta e Madhe e Lirive është shembulli tipik i kufizimeve juridike që iu vendosën monarkisë në periudhën e mesjetës së mesme. Pikërisht nga ky pakt i nënshkruar mes monarkisë dhe shtresave shoqërore lindi me një origjinalitet krejtësisht të vetin, kombi anglez. Secila nga palët bëri ndër vite të gjitha përpjekjet për të zgjeruar hapësirën e vet të pushtetit dhe të privilegjeve. Për shembull, Henriku III gjatë sundimit të tij (1226-1272) u orvat të minonte rolin parësor të baronëve. Për këtë, ai u mbështet te përfaqësuesit e konteve, të cilët i thërriste herë pas here në oborrin mbretëror për konsultime të ndryshme. Në vitin 1246, u mblodh një kuvend i këtyre përfaqësuesve, i cili u quajt Parlamentum. Në fillimet e tij, Parlamenti ishte një këshill i kurorës mbretërore. Më pas, Parlamenti u pri të ushtronte pushtetin e vet, në konkurrencë me pushtetin e mbretit.Mbreti Xhon pa Tokë3Karta e Madhe e Lirive. Riprodhim i shek. XIV244
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50