Page 47 - Demo
P. 47


                                    Tematika IIMbretëresha Elizabeta I e Tudorëve. Pikturë e vitit 15884Dobësimi i Monarkisë Angleze në shekullin XIVNë fillim të shekullit XIV, dualizmi mes monarkisë dhe shtresave u bë mjaft i ndjeshëm. Balanca e pushteteve ndërroi shpesh krahun e saj. Gjatë mbretërimit të Eduardit II, pesha kaloi nga Parlamenti, në anën e tij. Nën sundimin e tij, Dhoma e Lordëve e përbërë nga baronë dhe prelatë të kishës, dallohej nga Dhoma e Komunëve, që përbëhej nga kalorës dhe përfaqësues të qyteteve. Në vitin 1389, Rikardi II u orvat të qeveriste vetëm, duke shpërndarë Këshillin e Baronëve. Dhjetë vjet më vonë, ai humbi fronin duke i dhënë fund dinastisë së Plantagenetëve. Ardhja e Henrikut IV të Lankasterëve solli një dinasti të re. Ndërkohë Anglia u përfshi në Luftën 100-vjeçare (1337-1453) me Francën. Kjo luftë ka pasur një sërë konfliktesh dhe përfundoi me dëbimin e anglezëve nga kontinenti. Në planin e brendshëm, rivaliteti mes mbretit dhe shtresave ia la vendin luftës mes familjeve të mëdha, që u kthyen në ndërmjetës mes Monarkisë dhe Parlamentit. Konflikti mes familjeve Lankaster dhe Jork, që njihet si Lufta e Dy Trëndafilave (1455-1485), për shkak të emblemave përkatëse, i dha më shumë peshë politike fisnikërisë. Lufta përfundoi me fitoren e Lankasterëve dhe ardhjen në fron të Tudorëve, trashëgimtarët e tyre. Megjithatë, nuk bëhet fjalë aq për fitoren e një pale sesa të pushtetit qendror: fisnikëria e lartë u detyrua të përkulej para autoritetit të mbretit, pavarësisht se Parlamenti vijoi punën e tij.Dinastia e Tudorëve, me origjinë uellsiane, ka pasur tre mbretër (Henriku VII, Henriku VIII dhe Elizabeta I), që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shndërrimin e Anglisë në një shtet të fuqishëm. Pikërisht gjatë sundimit të tyre, popullsia angleze u konsolidua duke formuar kombin anglez dhe shtetin kombëtar.• A mund të ndërtoni një kronologji të historisë së Anglisë nga shekulli V deri më 1603?• Çfarë shënon viti 1066 për historinë e Anglisë dhe çfarë janë normanët?• A mund të tregoni rolin e Henrikut II të Plantagenetëve në përforcimin e pushtetit mbretëror?• Si u organizua Parlamenti në Angli dhe cilat janë dhomat që e përbëjnë atë? Çfarë përfaqësonin ato?• Çfarë përfaqëson për kombin dhe shtetin anglez ardhja në pushtet e Tudorëve?Verifikoni njohuritëMendo si historian: A ishte ecja e Monarkisë Angleze drejt parlamentarizmit fryt i vullnetit të mbretit, apo e imponuar, në njëfarë mënyre, nga rrethana të caktuara?Hulumtoni dhe diskutoni45
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51