Page 48 - Demo
P. 48
Ugo Kapeto, miniaturë e shek. XV1Tema 5 Monarkia Franceze gjatë mesjetësGrmicëhistorikeLuigji IX është i vetmi mbret francez i shpallur shenjtor me emrin Shën Luigj (Saint Louis). Sipas legjendës, njëherë, ai ishte shumë i sëmurë dhe në rrezik jete. Ndërsa bashkëshortja dhe zyrtarët kryesorë ishin mbledhur të dëshpëruar rreth shtratit të tij, mbreti ngrihet papritur dhe me një zë të dobët kërkon t’i jepet një kryq. Ai e shtrëngon atë në gjoks dhe bie në kllapi. Kur zgjohet, çuditërisht ndihet më mirë dhe shërohet pas nja dy ditësh. Atëherë ai bëri një betim solemn: si shenjë falënderimi për rimëkëmbjen e tij, Luigji IX do të shkonte në kryqëzatë në Tokën e Shenjtë.Shpërbërja e Perandorisë FrankePas ndarjes së perandorisë prej Traktatit të Verdunit më 843, luftës civile mes Karolingevë, sulmeve të Vikingëve dhe ambicieve të familjeve rivale, gjendja u bë e padurueshme. Shpërbërja e Perandorisë Franke Karolinge u zhvillua në dy faza: në fazën e parë, nga atdheu i vjetër frank lindën dy mbretëri të mëdha, Franca (frankët perëndimorë) dhe Gjermania (frankët lindorë). Të dyja janë konsideruar franke për një kohë të gjatë dhe është e vështirë të përcaktohet se kur këta dy popuj janë ndier më shumë francezë apo gjermanë. Mbretëria Italiane ose Mbretëria Longobarde e dikurshme gëzoi edhe për pak kohë një periudhë pavarësie, por gradualisht kjo mbretëri kaloi nën hegjemoninë gjermane. Procesi i shpërbërjes që filloi në shekullin IX, nuk u ndal këtu, por vazhdoi edhe brenda mbretërive të reja. Në Francë, autoriteti mbretëror u shpërfill thuajse plotësisht dhe dalëngadalë u krijuan principatat territoriale. Mbretërit e Francës, që supozohej se qeverisnin të gjithë vendin, në fakt ushtronin kontroll vetëm rreth e qark Parisit, në Ile de France, njëlloj si fisnikët territorialë. Në shekullin X, kjo hapësirë rreth Parisit qe teatër i luftës mes pasuesve të Karolingëve dhe një shtëpie të re, që përfundoi me zgjedhjen në fron të Ugo Kapetos në vitin 987. Ardhja në fron e Kapetingëve nuk e ndaloi procesin e fragmentarizimit, i cili e la pushtetin në duart e pronarëve të tokave. Kufijtë e disa hapësirave nuk shkonin më shumë se 5 kilometra nga rezidenca e fortifikuar e zotërisë. Autoriteti u kishte kaluar udhëheqësve krahinorë dhe mund të flitet për zhdukje të shtetit. Feudalizmi në FrancëPeriudha postkarolinge është periudha e feudalizmit klasik. Përgjithësisht, feudi nënkuptonte territore të administruara në mënyrë të trashëgueshme dhe me të drejta të plota nga një titullar, feudali, që e kishte marrë këtë pasuri nga një senjor, një zotëri, të cilit ai duhej t’i qëndronte besnik. Feudi kishte tri elemente: një territor të dhënë për shfrytëzim, varësinë personale (vasalitetin ndaj një zotërie më të lartë në titull) dhe ushtrimin e pushteteve sovrane brenda kësaj hapësire nga ana e feudalit. Pra, feudalizmi është një sistem ekonomik, politik dhe shoqëror, në të cilin toka, që punohej prej bujkrobërve, shfrytëzohej prej vasalëve në shkëmbim të shërbimit ushtarak 46

