Page 49 - Demo
P. 49
Tematika IILindja e Filipit II August. Miniaturë, 12702dhe shërbimeve të tjera ndaj feudalëve. Feudalizmi filloi gradualisht në Evropë në shekullin IX dhe zgjati deri rreth shekullit XV. E gjithë jeta në këtë periudhë ka qenë e bazuar mbi këtë lloj marrëdhënieje varësie, që fillonte nga maja e pushtetit mbretëror dhe zbriste në principatat territoriale ose sinjoritë. Kjo lloj marrëdhënieje ndikoi në mënyrë të thellë mbi gjithë shoqërinë në përgjithësi dhe vetë monarkinë në veçanti. Pikërisht për këtë lloj organizimi, historianët e kanë emërtuar monarkinë e mesjetës së mesme dhe të vonë, si monarki feudale. Fillesat e feudalizmit gjenden në zemër të zotërimit frank, midis Luarës dhe pellgut të Renit. Më pas, marrëdhënia feudale u shfaq në Francën Jugore dhe në Italinë Veriore, në mbretëritë e krishtera të Spanjës dhe në Gjermani. Normanët, pasi u familjarizuan me feudalizmin frank, i eksportuan feudet dhe feudalët në pushtimet e tyre më të rëndësishme: në Italinë Jugore dhe në Angli.Ripërtëritja e pushtetit qendror kapetingDuke filluar nga shekulli XI, pushteti qendror i mbretit në Francë filloi të ripërtërihej dalëngadalë. Monarkia Kapetinge nuk ishte më ai organizmi i brishtë që varej plotësisht nga feudalët e mëdhenj. Në vend të tyre, në krye të territoreve u vendosën administratorët e mbretit. Në këtë periudhë filluan të lindnin edhe forca të reja, si laike ashtu edhe kishtare, që gjejnë një pikë mbështetjeje te monarkia. Duke e zgjeruar bazën e mbështetjes shoqërore, monarkët kapetingë morën gjithnjë e më shumë autonomi karshi Perandorisë së Shenjtë Romake. Kapetingët hasën në disa pengesa në krijimin e një monarkie të përqendruar. Ato lidheshin me zotërimin e shumë territoreve franceze nga ana e mbretërve anglezë (për shkak të martesave dhe për shkak të trashëgimisë së Normandisë nga ana e pasuesve të Uilliam Pushtuesit) dhe me rivalitetin midis feudalëve. Megjithatë, Kapetingët vazhduan në rrugën e tyre drejt përqendrimit të pushtetit, të ndihmuar nga tre faktorë: vazhdimësia e dinastisë (që i jepte pushtetit të mbretit një vlerë të shenjtë), fakti që Kapetingët ishin maja absolute e një hierarkie feudale, si dhe zotërimi i një baze të mirë territoriale. Në shekullin XII, Monarkia Kapetinge hodhi bazat e një shteti të njësuar: në oborrin mbretëror qëndronin dinjitarët e mëdhenj laikë dhe kishtarë, e ashtuquajtura Paria e Francës, dhe funksionarët e emëruar me detyra administrative dhe gjyqësore. Kontrolli i krahinave dhe përgjegjësia e mbledhjes së taksave iu besua një institucioni të ri, Balivëve, të cilët ishin të detyruar të ktheheshin në oborrin mbretëror, së paku një herë në vit për të dhënë llogari. Filipi II e shndërroi Francën nga një shtet i vogël feudal, në vendin më të begatë dhe të fuqishëm në Evropë. Ai riorganizoi qeverinë franceze dhe solli qëndrueshmërinë financiare në vendin e tij. Në kohën e tij u ndërmor aksioni i rrethimit të Kryqëzatës Albigensiane (1209-1229), që ndihmoi shtrirjen e Francës në drejtim të jugut. Jo rastësisht, Filipi II August (1180-1223) la mënjanë titullin e vjetër “Mbret i Frankëve”, për të marrë titullin \Në shekullin XIII ra shteti feudal dhe lindi shteti kombëtar, i bazuar mbi përfaqësinë e shtresave më të rëndësishme. Pushteti qendror u identifikua gjithnjë e më shumë me mbretin, i cili 47

