Page 50 - Demo
P. 50
Zhanë d’Ark, pikturë e vitit 14853tashmë kishte një rezidencë të qëndrueshme në Paris. Në mesin e shekullit XIII filloi të funksiononte Parlamenti i Parisit, që ishte një gjykatë e formuar nga gjykatës që merrnin rrogë nga sovrani. Kjo gjykatë shumë shpejt e shtriu kompetencën e vet në të gjithë territorin. Vendosja nën kontroll e pjesës më të madhe të feudalëve, i dha mundësi mbretit ta mbështeste pushtetin e tij mbi rendet shoqërore kryesore të shoqërisë. Në këtë kohë lindën përfaqësitë e rendeve shoqërore ose, siç quheshin ndryshe, \të mbledhura enkas për të qeverisur me mbretin dhe për mbretin.Dinastia Valua (Valois)Vështirësitë ekonomike dhe shoqërore në rritje bënë që të ndryshonte rrënjësisht përbërja e shtresave shoqërore. U rrit dualizmi mes mbretit dhe Përfaqësive të Përgjithshme dhe e gjitha kjo dha shtysën drejt formave të reja kushtetuese. Në Francë, në kohën e Filipit IV, i quajtur ndryshe I bukuri, aleanca me Përfaqësitë e Përgjithshme po dobësonte fisnikërinë e vjetër tradicionale; në të njëjtën kohë po lindte një kundërshtar i ri: borgjezia e madhe. Kjo shtresë që po pasurohej, kishte në duar levat e ekonomisë dhe ushtronte mbi shtetin një ndikim vendimtar: asnjë taksë nuk mund të vendosej pa pëlqimin e saj. Monarkia mbetej kështu e dobët dhe ishte e ekspozuar ndaj presionit të forcave të tjera. Vdekja e Karlit IV më 1328, pa trashëgimtarë, i dha shkak Luftës 100-vjeçare midis Anglisë dhe Francës. Ajo do të mbaronte edhe falë ndërhyrjes së heroinës franceze Zhanë d'Ark. Pas përfundimit të luftës me anglezët dhe shpëtimit të atdheut, mbreti Karli VII u rrethua nga një prestigj i pamasë. Ai mund të vendoste vetë për taksat dhe për çështjet e mëdha të shtetit, pa u marrë pëlqimin Përfaqësive të Përgjithshme. Kështu, në fund të shekullit XV, pothuajse i gjithë territori francez ishte nën pushtetin e mbretit. Në këtë mënyrë, Monarkia Franceze u orientua drejt absolutizmit, ndryshe nga Monarkia Angleze, e cila gjithmonë e më tepër eci drejt parlamentarizmit.• A mund të tregoni procesin e copëtimit të Perandorisë Franke Karolinge? Cilat janë dy mbretëritë që u krijuan dhe dy botët etno-kulturore e gjuhësore që u përvijuan pas këtij procesi?• Çfarë është feudi, detyrimi feudal dhe monarkia feudale?• Kur sunduan Kapetingët dhe cili ishte roli i tyre në forcimin e pushtetit mbretëror?• Çfarë ishte Parlamenti i Parisit dhe çfarë funksionesh kishin Përfaqësitë e Përgjithshme? • Kur përfundoi procesi i përqendrimit të plotë të pushtetit monarkik në Francë?Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Krahasoni tiparet e Përfaqësive të Përgjithshme në Francë me tiparet e parlamentit anglez. Shprehni mendimin tuaj përse Franca dhe Anglia ndoqën rrugë të ndryshme për sa i përket modelit të qeverisjes monarkike.Hulumtoni dhe diskutoni48

