Page 51 - Demo
P. 51


                                    QëllimiStudimi i tipareve të jetës së përditshme të popullsisë në mesjetë jep shumë informacion për ngjarjet, dukuritë dhe figurat historike të asaj periudhe. Duke u thelluar në këto aspekte, nxënësit përqendrohen te një “histori e zbatuar”, ku sintetizohen të gjitha marrëdhëniet e kohës në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë njerëzore. Metoda: Udhëtim imagjinar në periudhën mesjetare.Objektivat e të nxënitNxënësi/ja:• analizon tiparet bazë të jetës feudale mesjetare, siç janë: kultura, besimi, tregtia, arkitektura, transporti, qeverisja dhe teknologjia;• simulon një ditë konkrete të jetës në një komunitet mesjetar nëpërmjet identifikimit me një moshatar imagjinar që jeton në mesjetë.Koha: 1 orë mësimoreZhvillimiShkëndija e diskutimit Mësuesi/ja bën një hyrje për rrethanat historike dhe objektivat e temës, duke u kërkuar nxënësve që të thonë diçka që u vjen ndër mend kur mendojnë për periudhën mesjetare.Shkëmbim idesh• Renditni gjërat që do t’ju pëlqenin ose jo nga jeta në periudhën mesjetare.• Çfarë lloj punësh bënin njerëzit në mesjetë?• A kishte para në mesjetë? Si i blinin njerëzit mallrat?• Cilat ishin mjetet e udhëtimit në mesjetë?• Çfarë lloj ndërtimesh kishte në mesjetë?• Si komunikonin njerëzit me njëri-tjetrin në mesjetë?• Çfarë ushqimi konsumonin njerëzit në mesjetë?• A ishin të arsimuar njerëzit në mesjetë dhe në ç’nivel? Po kultura?• Si e kalonin kohën e lirë?• A kishte kujdes për higjienën dhe shëndetin në mesjetë? Lojë me roleNxënësit krijojnë dhe tregojnë historinë e një dite nga jeta e një moshatari të tyre gjatë periudhës mesjetare. Ata inkurajohen që të formulojnë dhe të tregojnë sa më shumë detaje nga një ditë tipike e tij.Paraqiten rezultatet e punës së çdo grupi dhe më pas vlerësohen.Jeta e përditshme në Evropën mesjetareVeprimtariprak ti k ePër më shumë informacion:www.medieval-life-and-times.info/medieval-life/49
                                
   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55