Page 52 - Demo
P. 52


                                    Tema 6 Perandoria Osmane (1300-1492)GrmicëhistorikeNë literaturën historike ka mendime të ndryshme rreth përparimit të shpejtë të osmanëve. Sipas disa historianëve turq, faktori kryesor shihej në epërsinë luftarake dhe administrative të osmanëve dhe të sulltanëve. Disa të tjerë, e lidhin përparimin me luftën e shenjtë fetare për shtrirjen e Mbretërisë Islame, derisa ajo të mbulonte gjithë botën. Studiues të tjerë, e lidhin atë me përçarjen e thellë feudale që mbretëronte në Azinë e Vogël dhe në Ballkan.Lindja e Shtetit Osman dhe kthimi në perandoriNë kohët e lashta, turqit banonin në Azi, midis Kinës dhe Siberisë. Rreth 2500 vjet pr.K, ata filluan të emigronin drejt jugperëndimit, duke krijuar shtetet e tyre. Në shek. X, një fis i tyre, i quajtur oguz dhe që kishte përqafuar fenë islame, u vendos në rajonin midis Detit Kaspik dhe Detit të Zi. Aty, oguzët krijuan një shtet të quajtur Selxhuk. Duke përparuar drejt jugperëndimit, u ndeshën me ushtrinë bizantine në Malazgirt (26 gusht 1071). Kjo fitore shënoi vendosjen e turqve selxhukë në Anadoll. Më pas, ata pushtuan qytetin e Konias dhe arritën deri në Izmir. Sulmet mongole shkatërruan shtetin e selxhukëve. Disa bejlerë, kryetarë fisesh, shpallën pavarësinë. Midis tyre, edhe Ertogrull beu shpalli pavarësinë më 1299. Principata e pavarur e tij hyri në histori me emrin Shteti Osman, për nder të pasuesit dhe djalit të tij, Osmanit.Osmani i shkaktoi perandorit bizantin një varg disfatash, derisa osmanët dolën në ngushticën e Dardaneleve. Kjo u dha mundësi atyre t’i drejtohen Ballkanit. Pushtimi kaloi në dy faza. Faza e parë ishte ajo e vasalitetit, që u zbatua në pamundësi për të luftuar njëkohësisht në disa fronte dhe nga qëndresa që ndeshi në Ballkan. Ai u pranua nga perandori bizantin dhe mjaft sundimtarë të Ballkanit, që njohën si kryezot sulltanin dhe ishin të detyruar t'i shkonin në ndihmë me një numër kalorësish. Fëmijët e tyre duhej të edukoheshin në pallatin e sulltanit si nëpunës osmanë. Gjatë kësaj faze u bë integrimi i feudalëve ballkanas në administratën osmane. Faza e dytë ishte ajo e pushtimit dhe vendosja e aparatit administrativ dhe ushtarak. Pushtimi i Ballkanit u bë nëpërmjet rrugës “Egnatia”, drejt Thesalisë dhe drejt Beogradit, gjatë lumit Marica. Disa sundimtarë ballkanas organizuan koalicione, prej të cilave veçojmë atë të 1389-ës, me pjesëmarrje të gjerë nën drejtimin e Llazarit. Në këtë betejë u përdor për herë të parë artileria. Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve. Në të humbën jetën sulltan Murati dhe Llazari.Vendin e Muratit e zuri Bajaziti I (1389-1402), Jëlldërëmi (Rrufeja), i cili pushtoi Bullgarinë, theu hungarezët dhe mori pjesën më të madhe të Greqisë. Pastaj iu drejtua Shqipërisë. Me gjithë qëndresën shqiptare, osmanët mbërritën në Durrës dhe në Lezhë. Përparimin Osmani (1258-1326), themeluesi i Shtetit Osman150
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56