Page 53 - Demo
P. 53


                                    Tematika IIe mëtejshëm e penguan mongolët më 1402, për dy dekada. Pas rivendosjes së kufijve të mëparshëm, në vitet '30-'40 të shek XV, osmanët u ndeshën dy herë me hungarezët, nën drejtimin e Janosh Huniadit. E para u fitua nga hungarezët, kurse e dyta nga osmanët. Pengesë tjetër e osmanëve drejt Perëndimit u bënë shqiptarët, nën drejtimin e Skënderbeut. Për një çerek shekulli, shqiptarët u bënë ballë sulmeve osmane.Në vitet '50 të shek XV, pas një rrethimi të gjatë, osmanët pushtuan kryeqytetin bizantin dhe i vunë emrin Istanbul. Pushtimet e reja në Ballkan e vunë Shtetin Osman përballë Venedikut, i cili zotëronte territore në Ballkan dhe në Detin Egje. Pas një lufte që zgjati 16 vjet (1463-1479), Venediku humbi ishujt e Detit Egje, por mbajti Kretën dhe Korfuzin, si dhe disa territore në bregun perëndimor të Ballkanit, duke paguar një dëmshpërblim dhe një shumë vjetore.Më 1480, sulltan Mehmeti II (1451-1481) urdhëroi pushtimin e Italisë së Jugut dhe pushtoi Otranton. Vdekja e sulltanit pengoi vazhdimin e luftës në Itali. Gjatë sundimit të sulltan Bajazitit II (1481-1512) u nënshtrua Hercegovina, kurse Hungaria, Austria dhe Polonia pësuan ekspedita ndëshkimore. Tokat e pushtuara u ndanë në dy njësi të mëdha (ejalete): Rumelia dhe Anadolli. Ejaletet ndaheshin në sanxhakë.KaramanKafa(Fedosija)Khanati i Krimesë (vasale e osmanëve)TrebizonErzurumSinopKostandinopojëNikomediaVarnaKandiaLESBOKIOSmirneEfes NaupliaCERIGOQiproNikosiaAlepoHomsTripoliDamaskTersoAdanaMalati0 125 250k mSiriaRODIMenteseAdaliaSuruhanAjdinPergamoBursaGalipoliTekeAnkaraNikeaKajzer AnatoliaCiliciaMoreaAthinëLepantoPrevezëLarisa KorfuzSiciliIshujtjonikëCEFALONIVlorëDurrësBariRaguzëShqipëriMali i ZiNishKretëterritore osmane në 1307territore osmane në 1359territore osmane në 1451pushtimet e Mehmetit II (1451-1481)ShkupSofjeSelanikD e t i M e s d h eTigërEufratMesopotamiR u m e l iBullgariAdrianopol(Edirne)DobruxhaBeogradSerbiBosnjeSplit DalmaciItaliBukureshtFilipopoli(Plovdiv)Vllahi (vasale e osmanëve)K r o a c iDetiJonDetiEgjeDeti AdriatikDeti i ZiSavaT r a k iD a n u b iJeta ekonomike, politike dhe shoqëroreOsmanët trashëguan traditat e kalifatit abasit dhe ato bizantine. Pronar suprem i tokës ishte sulltani. Në emër të shtetit, ai ua ndante atë feudalëve ushtarakë dhe civilë kundrejt shërbimit ushtarak apo detyrave administrative. Feudalët ua ndanin tokën në ngastra familjeve fshatare myslimane dhe të krishtera, të cilat i paguanin të dhjetën dhe të tjera taksa feudalit, kurse taksën për kokë (xhizen) dhe atë të bagëtive (xhelepin), shtetit. Krahas kësaj kategorie pronësie u zgjeruan pronat e institucioneve fetare (vakëf) dhe prona private (mylk).Harta e përparimit osman dhe fundi i Bizantit, shek. XV 251
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57