Page 54 - Demo
P. 54
Fjalorvakëf – prona të institucioneve fetare islame dhe të krishtera, të cilat nuk prekeshin as nga sulltani.mylk – pronë private si shtëpi, kopsht, bahçe, që mund të shitej, të blihej e të trashëgohej lirisht.e dhjeta – një e dhjeta e prodhimeve bujqësore që bujku i jepte feudalit, shtetit apo kishës.taksa për kokë – merrej nga meshkujt madhorë të popullsisë jomyslimane, për të siguruar fenë personale.taksa e bagëtive (xhelepi) – taksë për bagëtitë e imta dhe të trasha, me çmime në varësi të kohës.medrese – shkollë e mesme apo e lartë në sistemin arsimor islam.• Pse u quajt Shteti Osman?• Tregoni në hartë rrugët e përparimit të osmanëve në Ballkan.• Pse u zbatua faza e vasalitetit?• Duke u mbështetur te \përparimit të shpejtë të osmanëve.• Bazuar te kjo rubrikë, gjykoni rreth pushtetit të sulltanit.• Krahasoni esnafet me korporatat perëndimore.• Identifikoni disa tipare të veçanta të organizimit shtetëror osman.Verifikoni njohuritëQytetet vazhdonin të ishin qendra zejtaro-tregtare, të organizuara në korporata (esnafe) sipas profilit të prodhimit, me një mbulesë fetare. Esnafet kishin rregulloret e tyre që caktonin çmimet, cilësinë, marrëdhëniet me esnafet e tjera. Përgatitja e zejtarëve ndiqte disa hapa: nga nxënës (çirak), në ndihmës (kallfa), te mjeshtër (usta).Në rrafshin politik, ushtarak, civil dhe fetar, pushteti i sulltanit ishte i pakufizuar.Sulltani konsiderohej drejtuesi i komunitetit islam të botës dhe e qeveriste mbështetur në ligjin e shenjtë të Kuranit (sheriat dhe në ligjet, kanunet dhe fermanët e sulltanëve, të cilët nuk duhet të binin ndesh me sheriatin). Pranë sulltanit ndodhej një këshill perandorak (divani), i përbërë nga kryeministri (veziri i madh) dhe ministrat, i cili hartonte dhe diskutonte projekte që i paraqiteshin sulltanit për miratim. Në Shtetin Osman, pushteti administrativ, gjyqësor dhe ai financiar ishin të ndarë nga njëri-tjetri, por në duart e sulltanit. Popullsia jomyslimane ishte e organizuar në disa komunitete, si: komuniteti ortodoks, hebre dhe ai armen. Kryetarët e komunitetit mbanin lidhjet me shtetin.Mbështetja kryesore e sulltanit ishte ushtria. Ajo përbëhej nga dy njësi: ushtria qendrore, që rrinte në pallatin e sulltanit, dhe ajo provinciale. Kjo e fundit përbëhej nga zotëruesit e feudeve (spahinjtë).Kultura dhe artiNë shtetin e selxhukëve, veprat letrare janë shkruar në gjuhën perse, kurse veprat shkencore në atë arabe. Gjuha dhe letërsia turke huazuan nga këto gjuhë. Letërsia turke e kësaj periudhe ndahej në tri degë të mëdha: letërsia e oborrit të sulltanit, letërsia mistiko-fetare dhe letërsia popullore. Ndër shkrimtarët më të mëdhenj përmendim Mahmut Kashgarin, Edip Ahmetin etj. Kashgari hartoi një fjalor arabisht-turqisht në dy vëllime (1074), kurse vepra e Ahmetit është vlerësuar nga kritika si madhështore. Poetët më të mëdhenj të letërsisë mistikofetare ishin Mevlana Xhelaledini dhe i biri. Zhvillimin më të madh letërsia dhe arti e patën në gjysmën e dytë të shek. XV. Letërsia filloi të shkruhej në gjuhën e vjetër turke (osmanishte). U ndërtuan biblioteka dhe medrese. Medreseja e Bagdadit kishte 600 000 vëllime me libra. Vepra arkitekturore të rëndësishme ishin xhamitë, medresetë, karvansarajet dhe urat. Sulltan Mehmet II Fatihu (pushtuesi) u përpoq të lidhej me Perëndimin duke pritur humanistë e dijetarë, midis të cilëve ishte edhe piktori italian Xhentile Belini (Gentile Bellini), nga Venecia, të cilin e lejoi të pikturonte afreske dhe t’i bënte portretin e vet. 52

