Page 55 - Demo
P. 55


                                    Tematika II1. Platoni ka thënë se kolonitë greke dukeshin “si bretkosat rreth pellgut”. Shpjegoni thënien e filozofit. Në skemën e mëposhtme vendosni në vendin e duhur:a) skllevër të shtetit; d) skllevër të individit (skllavopronarit);b) sistem qeverisës oligarkik; e) sistem qeverisës demokratik;c) krijoi Lidhjen e Deljosit; f) krijoi Lidhjen e Peloponezit.Athina Sparta2. Gjykoni rreth votimit me ostrakizëm dhe jepni mendimin tuaj nëse mund të zbatohet sot. Identifikoni reformatorin e Athinës që e propozoi.3. Si mendoni, pse grekët e lashtë mbajnë “kurorën e lavdisë” për zhvillimin e kulturës? 4. Arsyetoni mbi ndryshimin ndërmjet monarkisë dhe republikës në Romën e lashtë. 5. Perandori i parë i Romës ishte:a) Oktaviani; b) Cezari; c) Mark Antoni; d) Pompeu.6. Kërkesa kryesore e plebejve drejtuar Senatit në Romë, ishte: a) Përmirësimi i ndërtimeve dhe i arkitekturës në qytete; b) Pjesëmarrja më e gjerë e plebejve në jetën politike; c) Krijimi i një Perandorie të madhe Romake; d) Ndarja e re e strukturës shoqërore romake.7. Identifikoni periudhën kur Perandoria Bizantine arriti kulmin e shkëlqimit të saj. Renditni shkaqet parësore të këtij shkëlqimi.8. Analizoni faktorët vendimtarë të rënies së Perandorisë Bizantine.9. Tregoni cilat qenë disa nga trashëgimitë greko-romake të ruajtura nga Bizanti.10. Krahasoni elementet e përbashkëta dhe të ndryshme të Perandorisë Romake të Perëndimit me atë të Lindjes (Bizantit): Perandori Romake Perandori Bizantine11. Shpjegoni shkaqet e organizimit të fushatave fetaro-ushtarake të quajtura kryqëzata.12. Identifikoni shtetet e sotme që janë formuar nga ata që dje quheshin frankët perëndimorë dhe frankët lindorë.13. Evidentoni fazat e pushtimit të Ballkanit prej osmanëve dhe drejtimet kryesore të tyre.14. Karta e Madhe e Lirive u miratua në vitin:a) 1205; b) 1215; c) 1225; d) 1235.15. Identifikoni cili ishte burimi i konfliktit midis baronëve dhe mbretit në Angli. Si u pasqyrua zgjidhja e këtij konflikti në përmbajtjen e Kartës së Madhe të Lirive?16. Analizoni faktorët që ndihmuan Kapetingët në rrugën e tyre drejt përqendrimit të pushtetit.17. Argumentoni cili ishte roli i fesë së re islame në krijimin e një uniteti fetar dhe politik, në Gadishullin Arabik. Ilustroni me shembuj konkretë këtë ndikim.2.3.4.5.6.8.9.11.12.13.14.15.16.17.10.7.1.vv53
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59