Page 57 - Demo
P. 57
Tematika IIITre filozofët. Pikturë e Xhorxhones (1505-1509, Muzeu i Vjenës)“Venecia, qyteti i mrekullueshëm i Rilindjes.” Pikturë e Vitorio Karpaços12Humanizmi si veçori e RilindjesRilindja është një lëvizje kulturore evropiane që zë fill në fund të mesjetës e vijon deri në fillim të epokës moderne (gjysma e shek. XV deri në gjysmën e shek. XVI). Në këtë kohë dolën në dritë humanizmi dhe njohja e re e botës, rifilloi studimi i letërsisë dhe i kulturës antike greke (Homeri, Platoni etj.) e romake (Ciceroni, Virgjili etj.). Humanizmi ishte një mënyrë të menduari dhe të vepruari që bazohej mbi vlerën dhe dinjitetin njerëzor, në vend të besimit fetar. Humanistët besonin se po ringjallnin lavdinë e epokës antike, duke i shpallur shkrimtarët e antikitetit si heronj të vlefshëm edhe për kohën e tyre. Megjithëse humanistët e pranonin krishterimin dhe kulturën klerikale, kjo rrymë mendimi qëndroi si një rrugë e mundshme e dijes dhe e kulturës. Qytet-shtetet e Gadishullit ItalianQytet-shtetet kanë qenë njësi politike të Gadishullit Italian. Në shekullin XIV, së paku 23 qytetet në pjesët veriore dhe qendrore të gadishullit, kishin një popullsi prej më shumë se 20 000 banorësh. Pikërisht në këto qytet-shtete do të lindte edhe Rilindja italiane, si fillesë e Rilindjes evropiane. Qytet-shtetet fituan pavarësinë dhe lulëzuan falë tregtisë mes Lindjes dhe Perëndimit, të favorizuara nga pozicioni gjeografik i Gadishullit Italian. E Drejta Romake, një trashëgimi e rëndësishme e Perandorisë Romake, pas rizbulimit të saj në shekujt XII dhe XIII, mundësoi një kuadër ligjor për rend e ligj, si dhe zhvillimin e jetës politike brenda këtyre qytet-shteteve. Një tjetër faktor që ndikoi pozitivisht në zhvillimin e këtyre njësive ishte sistemi rrugor, edhe ai pjesërisht i trashëguar nga Perandoria Romake. Zhvillimi i bankave gjatë fillimit të shekullit XIV ndihmoi financimin e tregtisë së brendshme dhe asaj ndërkombëtare. Përparimi ekonomik nxiti ndjenjat e identitetit komunitar dhe krenarinë për përkatësinë në bashkësi qytetare kaq të rëndësishme. Shkrimtari i madh i kësaj kohe, Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli) shkruante për Firencen: “Unë e dua qytetin tim të lindjes më shumë se shpirtin tim”. Nga viti 1330 deri më 1530, qytet-shtetet e Gadishullit Italian u kthyen në qendra intelektuale dhe artistike të Evropës: u rizbuluan tekstet klasike, Humanizmi dhe Rilindja Tema 1GrmicëhistorikeStatuja e heroit biblik, Davidit, e krijuar nga Mikelanxhelo (Michelangelo Buonarroti), është një prej veprave më të mirënjohura të Rilindjes italiane. Në këtë statujë, dora e djathtë është me përmasa më të gjera krahasuar me trupin, sepse në mesjetë konsiderohej që Davidi kishte “manu fortis”, duar të forta.55

