Page 58 - Demo
P. 58
3 Vila de Mediçi,1480u rigjallëruan idetë, arkitektura, arti dhe vlerat e Greqisë dhe Romës Antike. Gjatë shekullit XV, shumë skulptorë dhe piktorë gëzuan mbrojtjen e familjeve të pasura dhe prodhuan disa nga veprat më të pavdekshme të përvojës evropiane. Nga viti 1490 deri më 1530, periudhë e cila konsiderohet si Rilindja e Vonë, Roma u bë qendra e ripërtëritjes artistike.Republikat e shekujve XIV dhe XV qenë të mbizotëruara nga familje të fuqishme. Venediku, Siena, Luka dhe Firence qenë republikat oligarkike më të qëndrueshme në Gadishullin Italian, në periudhën e Rilindjes. Disa qytetshtete të tjera u kthyen në shtete despotike të trashëgueshme (Sinjori) të drejtuara nga një familje e vetme: Milanoja ra nën kontrollin e familjes Viskonti dhe më vonë të familjes Sforca; në Ferrara sundoi familja Este.Idetë e Rilindjes u përhapën nga Italia drejt veriut të Evropës, sidomos në Francë dhe Gjermani. Monarkët francezë dhe gjermanë, në periudha të ndryshme, pushtuan Gadishullin Italian, duke u ekspozuar kështu kundrejt ideve dhe pikëpamjeve të Rilindjes. Në shumë raste, monarkët e Evropës Veriore ftuan mjeshtra dhe studiues italianë në oborret e tyre. Në fund të shekullit XV, Evropa Veriore hyri në një periudhë paqeje të përkohshme, që lejoi rritjen e mëtejshme të tregtisë, lëvizjen e njerëzve dhe përhapjen e ideve humaniste. Gjithashtu, aristokracia evropiane huazoi ide nga Italia e Rilindjes në kërkim të rrugëve për t'i përsosur edhe më shumë oborret e tyre.Kultura e RilindjesKultura e Rilindjes i zgjeroi konceptet e qytetërimit përtej kornizave teologjike. Zhvillimi më i rëndësishëm ishte rizbulimi i programeve studimore të antikitetit. Poeti toskan Françesko Petrarka (Francesco Petrarca, 1304-1374), një nga poetët më të hershëm dhe më me ndikim, qe ndër ata që rizbuluan klasikët e latinishtes antike. Pasuesit e tij gjetën dhe kopjuan dorëshkrime të tjera klasike, sollën vepra të autorëve klasikë grekë, përfshirë vepra të Sofokliut nga Kostandinopoja dhe nga bibliotekat e malit Athos. Një zhvillim tjetër i rëndësishëm është përhapja e shtypshkrimit, falë shpikjes së bërë nga gjermani Johan Gutenberg, që lejoi përhapjen e shkrimeve dhe të librave. Zhvillimi i tretë ka të bëjë me artin dhe arkitekturën. Një sërë veprash të shquara artistike kanë lënë gjurmët e tyre në këtë periudhë të veçantë të historisë së njerëzimit. Arti i Rilindjes lulëzoi nën mbrojtjen e familjeve të pasura. Mikelanxhelo (1475-1564) gëzoi mbrojtjen e familjes Mediçi. Në këmbim të përkrahjes së tyre, ai projektoi, ndër të tjera, edhe varret e familjes në kishën e Shën Lorencit në Firence. Elementet qendrore të arkitekturës së Rilindjes qenë thjeshtësia dhe eleganca. Të frymëzuar nga gërmimet e rrënojave të ndërtesave klasike dhe nga rindërtimi i Romës në fund të shekullit XV, arkitektët filluan të kopjonin stilet klasike të ndërtimit.LeximPër vite me radhë, Firence qe qendra e Rilindjes Italiane. Qyteti ishte i rrethuar me mure dhe mbizotëronte krahinën që përshkohet nga lumi Arno. Në vitin 1406, qyteti i Firencës pushtoi Pizën, një tjetër qendër e prodhimeve tekstile. Piza shërbeu si dritarja në det që ndihmoi tregtinë fiorentine, duke e bërë kësisoj këtë qytet edhe një fuqi detare. Në periudhën e hershme të Rilindjes, gjuha e saj (dialekti i Toskanës dhe gjuha e Dantes) mori rolin e një gjuhe oborri, e përdorur nga një numër gjithnjë e më i madh italianësh të arsimuar. Në të njëjtën kohë, e drejta romake dhe latinishtja mbetën bazat e edukimit të kishtarëve, juristëve dhe noterëve fiorentinë, duke e mbajtur të fuqishëm ndikimin e Kishës në Firence. Familja Mediçi (sundimtarët e Firences) inkurajoi një lëvizje kulturore që pati elemente të rëndësishme shekullare. Kështu, si traditat e krishtera, ashtu edhe ato shekullare, u përzien në jetën qytetare të Firences.56

