Page 59 - Demo
P. 59


                                    Tematika IIIDarka e fundit. Pikturë e Leonardo da Vinçit (1495-1498)4Bazilika e Shën Pjetrit në Romë5• Argumentoni pse qytet-shtetet italiane u bënë djepi i qytetërimit modern evropian?• A mund t'i përkufizoni Humanizmin dhe Rilindjen?• Cilat janë disa nga familjet e mëdha që mbështetën zhvillimin e artit dhe të kulturës në Itali?• Pse Kisha u bë mbështetëse e artit dhe e kulturës në kohën e Rilindjes së Vonë?• Bëni një krahasim mes organizimit politik të Venedikut dhe atij të Firences.• Cilat janë veprat kryesore monumentale që mendoni se zënë një vend të çmuar në pasurinë e kulturës botërore dhe pse?Verifikoni njohuritëStili i Rilindjes së VonëGjatë periudhës së Rilindjes së Vonë (1490-1530) prestigji i artistëve arriti kulmin e vet. Mirëpo, në të njëjtën periudhë, qytet-shtetet italiane humbën mjaft prej gjallërisë së tyre ekonomiko-politike dhe u ballafaquan me sulmet franceze e spanjolle. Artistët humbën mbrojtjen e familjeve të pasura, por morën mbështetjen e Kishës Katolike. Kjo qe një nga format që gjeti Papati për të përmirësuar imazhin e Kishës, e cila kishte pësuar goditje të rëndësishme nga sulmet e reformatorëve. Donato Bramante rindërtoi bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, bazuar në stilin bizantin të kupolës madhështore. Piktura e Leonardo da Vinçit, “Darka e Fundit”, është ndoshta shembulli i parë i stilit që veproi në Rilindjen e Vonë.Fundi i RilindjesNë fund të shekullit XV, qytet-shtetet italiane hynë në periudhën e rënies ekonomike dhe politike. Një shkak për këtë rënie janë konfliktet e brendshme mes shtresave shoqërore, si dhe ato mes qytet-shteteve të ndryshme për hegjemoni dhe zgjerim territorial. Gjithashtu, u rrit presioni nga jashtë. Disa nga betejat mes Spanjës dhe Francës, dy fuqitë mbizotëruese të kohës në Evropë, u zhvilluan në Gadishullin Italian. Përparimi i Perandorisë Osmane, zbulimi dhe kolonizimi i Amerikës, si dhe rritja gjithnjë e më e madhe e tregtisë dhe manifakturës në Evropën Veriperëndimore, ndihmuan në zhvendosjen e fuqisë ekonomike dhe kulturore drejt brigjeve të Oqeanit Atlantik, drejt Spanjës dhe Evropës Veriperëndimore (Angli, Francë dhe Holandë).LeximVenediku ishte një qytetport mjaft i pasur dhe shumë i zhvilluar në brigjet e detit Adriatik, i cili sundoi për një kohë të gjatë mbi një sërë qytetesh shqiptare, si Shkodra, Lezha dhe Ulqini. E ndërtuar mbi një lagunë, të karakterizuar nga kanalet gjarpëruese, si dhe mbi disa ishuj të vegjël, Republika e Venedikut drejtohej nga Dogja, një zyrtar i zgjedhur përjetë prej Senatit. 57
                                
   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63