Page 60 - Demo
P. 60


                                    Kristofor Kolombi.Pikturë e Sebastiano del Piombos (1519)1Tema 2 Zbulimet e mëdha gjeografikeGrmicëhistorikePër rreth një dekadë, Kristofor Kolombi (Cristoforo Colombo) vizitoi gjithë monarkitë evropiane me qëllim që ato të financonin përpjekjen e tij për të zbuluar një rrugë detare për në Azi. Në Portugali, Angli dhe Francë, përgjigjja ishte e njëjtë: Jo! Sipas ekspertëve të kohës, llogaritjet e tij ishin të gabuara dhe udhëtimi do të zgjaste shumë më gjatë seç e kishte menduar ai. Këshilltarët e kurorës spanjolle ngritën shqetësime të ngjashme. Siç doli më vonë, ata që thanë \mënyrë dramatike diametrin e tokës dhe përmasat e oqeaneve. Për fat të mirë, ai ndeshi në Amerikën e panjohur deri atëherë.Shkaqet e zbulimeve gjeografikePeriudha e zbulimeve gjeografike u përcaktua nga një sërë shkaqesh dhe kushtesh që mund të klasifikohen në: ekonomike, fetare dhe politike. Në shekullin XIV, pushtimet e turqve osmanë dhe më pas përmbysja e mongolëve prej perandorëve të parë të dinastisë kineze Ming, penguan udhëtimet e tregtarëve perëndimorë në vendet e Lindjes. Mbyllja e rrugëve lindore drejt Lindjes së Largët bëri që shumë njerëz të fillonin të interesoheshin për të arritur Azinë nëpërmjet detit, me shpresën që të vazhdonin tregtinë. Kështu, nevoja ekonomike ndikoi fuqishëm edhe në përhapjen e ideve të Rilindjes edhe përtej Evropës. Ekzistonin shpresa të mëdha për zgjerimin e hapësirave të tregtisë dhe për të gjetur metale të çmuara. Një eksplorues spanjoll shpjegoi se shkuan në Botën e Re për “t’i shërbyer Zotit dhe Madhërisë së Tij, për t’u dhënë dritë atyre që ishin në errësirë, për t’u bërë të pasur, ashtu sikurse të gjithë njerëzit dëshironin”. Kjo deklaratë nxjerr në pah një arsye tjetër të udhëtimeve përtej detit, zellin fetar. Arsyet shpirtërore dhe ato shekullare ishin shumë të ndërthurura në rrjedhën e shekullit XVI. Kureshtja intelektuale dhe shpirti i aventurës luajtën një rol të posaçëm në zgjerimin e Evropës drejt kontinenteve të tjera. Por cilat janë kushtet që mundësuan një sipërmarrje të tillë? Para së gjithash, shtrirja e Evropës është e lidhur me rritjen e monarkive të përqendruara gjatë Rilindjes. Nga gjysma e dytë e shekullit XV, monarkitë evropiane kishin rritur si autoritetin, ashtu edhe rezervat e veta, dhe ishin në gjendje t’i orientonin energjitë shtetërore përtej kufijve monarkikë. Në qoftë se kjo për Francën do të thoshte pushtim i Italisë, për Portugalinë e vogël dhe jo aq të fuqishme, kjo nënkuptonte vetëm daljen jashtë Evropës. Ndërkohë, skena spanjolle ishte më e ndërlikuar, pasi forca e monarkisë spanjolle, nga shekulli XVI, i mundësonte asaj të ndiqte rrugën e zgjerimit të pushtetit si në kontinent, ashtu edhe përtej. Në të njëjtën kohë, nga fundi i shekullit XV, shtetet evropiane arritën një nivel të tillë pasurie dhe teknologjie, që u jepte mundësinë për të ndërmarrë udhëtime të rregullta dhe të pandërprera përtej Evropës. Nga fundi i shekullit XIV u zhvillua hartografia dhe ndërtimi i anijeve shumë të mira, të pajisura me instrumente lundrimi, të tilla si busulla dhe astrolabi.58
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64