Page 61 - Demo
P. 61
Tematika IIIHarta e zbulimeve gjeografike 4Astrolabi 3Busull e shekullit XVI 2Zbulimet gjeografike kryesoreDuke filluar nga dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XV, horizonti gjeografik dhe ekonomik i Evropës do të njihte një zgjerim të jashtëzakonshëm. Lundrimi përreth Afrikës (më 1488, portugezët kaptuan Kepin e Shpresës së Mirë dhe më 1498 arritën Indinë nëpërmjet rrugës detare), zbulimi i Botës së Re (me udhëtimet e Kolombit nga 1492 deri më 1498) dhe, në gjysmën e shekullit vijues, hapja prej anglezëve e rrugëve tregtare drejt skajit verior të Evropës (Estuari i Dvinas dhe Deti i Bardhë), të gjitha këto ishin ngjarje me rëndësi revolucionare.Në fillim të shekullit të ri, “udhëtimet e mëdha” hapën rrugët detare drejt Indive Lindore dhe Perëndimore. Zbulimet e para erdhën duke u plotësuar nga udhëtime të tjera. Kështu, Pedro Alvarez Kabral (Pedro Álvares Cabral)arriti në brigjet e Brazilit, ndërsa Amerigo Vespuçi (Amerigo Vespucci), në periudhën mes viteve 1499 dhe 1502 eksploroi Amerikën e Jugut. Më 1519 deri më 1522, Magelani ndërmori udhëtimin rreth globit, gjë që, me nisjen dhe mbërritjen në të njëjtën pikë, vërtetoi se Toka ka formë të rrumbullakët. Në përgjithësi, lundërtarët në shërbim të portugezëve dhe spanjollëve qenë protagonistët e zbulimeve të para të mëdha dhe vetëm më vonë hynë në veprim anglezët, holandezët dhe francezët. Kur këta të fundit ndërmorën ekspeditat e tyre, perandoritë koloniale portugeze dhe spanjolle ishin vendosur tashmë. Më 1524, mbreti i Francës, Franci I, i besoi italianit Xhovani da Verracano (Giovanni da Verrazzano) kërkimin e një rruge veriore drejt Indive Perëndimore. Dhjetë vjet më vonë, Zhak Kartier (Jacques Cartier) u ngjit përgjatë lumit Shën Lorenc deri në afërsi të Monrealit të sotëm dhe aneksoi rajonin që u quajt Kébek.Në viset e zbuluara kryesisht në Amerikën Qendrore dhe Jugore, evropianët gjetën kultura dhe qytetërime që kishin arritur një shkallë të caktuar zhvillimi. Qytetërimet e lashta, actekët (Meksikë), majat (Meksikë, Guatemalë, Salvador etj.) dhe inkasit (Peru) njihnin shkrimin, astronominë, matematikën AZIKINËINDIAFRIKËEGJIPTARABIETIOPIAnglia dhe territoret anglezeFranca dhe territoret francezePortugalia dhe territoret portugezeSpanja dhe territoret spanjolleGUINEAE REHOLANDA E RE(AUSTRALIA)JAPONI(ZIPANGU)FILIPINEBORNEOJAVAMADAGASKAROQEANIINDIANOQEANIATLANTIKRUSIFRANCËPORTUGALI SPANJËMEKSIKËPERU AMERIKAE JUGUTBRAZILMaçu PiçuGROENLANDËAMERIKA E VERIUTLABRADORPekinAmsterdamQyteti i Meksikos(Tenoktitlan)KostandinopojëPolo 1271-95Magelani 1521Kolombi 1492De Gama 1497 Magelani 1519Venecie KebekDe GamaKolombi 1502-44000 kmVJMagelani 1521Magelani 1522Vespuçi 1501Kolombi 149ANGLI59

