Page 62 - Demo
P. 62
6 Rrënojat e qytetit inkas, Maçu Piçudhe zejtarinë. Ata ndërtonin qytete bazuar në rregulla urbane, me rrugë, tempuj dhe ujësjellës. Sidomos actekët kishin të zhvilluar sistemin arsimor. Pasojat e zbulimeve gjeografikePasoja më e rëndë e këtij pushtimi ka qenë rënia e menjëhershme e popullatave të pushtuara. Pushtimi, jo vetëm bllokoi zhvillimin e qytetërimit vendas amerikan, duke kërkuar imponimin e atij evropian dhe, në mënyrë të veçantë, atij iberik, por në harkun e disa dhjetëvjeçarëve përgjysmoi popullsinë vendase. Me kthimin e anijes së parë të ngarkuar me arin që u ishte marrë actekëve më 1522, fillon një epokë e re. Nga pikëpamja ekonomike, Amerika u konsiderua një tokë përrallore nga e cila mund të nxirreshin pasuri të pashtershme. Pushtimi i mëpasshëm i Perusë, ku u zbuluan miniera të pasura me argjend, e përforcoi këtë bindje. Nga Peruja, zotërimi spanjoll u shtri në vijim, andej dhe këndej Andeve, ndërsa plotësohej vendosja nën zotërim e të gjitha tokave që lageshin nga Deti i Karaibeve.Zbulimet gjeografike patën një rëndësi të jashtëzakonshme për sa i përket zgjerimit të njohurive rreth botës, siç ishin: rrumbullakësia e tokës, zbulimi i kontinenteve të reja (i Amerikës në veçanti), Oqeani Botëror etj. Krijimi i perandorive koloniale dhe ndryshimi i qendrës së tregtisë botërore, sollën raporte dhe marrëdhënie të reja midis shteteve evropiane. Pasojë tjetër ishte edhe përhapja e besimit katolik në të gjitha tokat e reja. Me zgjerimin dhe përsosjen e njohurive gjeografike, ndryshime të thella ndodhën në Evropë në fushën shpirtërore dhe në atë materiale.Në fakt, trashëgimia tashmë e mirënjohur e antikitetit, vizioni teologjikobiblik i një bote që ka si bosht aksin mes Azisë dhe Evropës dhe qendrën e vet në Detin Mesdhe, u shkund nga zbulimet gjeografike të tokave dhe nga qytetërimet e popullsive të reja. Nga Amerika erdhën në Evropë, përveç metaleve të çmueshme, që ndikuan në përgjithësi mbi ekonominë dhe tregun, edhe bimë të ndryshme ushqyese dhe të përdorimeve të tjera. • Renditni shkaqet dhe mundësitë që krijuan kushtet për ndërmarrjen e zbulimeve gjeografike.• Cilat janë rrugët kryesore të zbulimeve gjeografike të ndërmarra nga portugezët? Po nga spanjollët? Bëni një krahasim midis tyre.• Çfarë rezultatesh pati faza e dytë e zbulimeve gjeografike?• Për vendet e reja dhe për vendet koloniale evropiane, a mund të renditni pasojat reciproke të këtyre zbulimeve?Verifikoni njohuritëGjarpër me dy koka, i cili mund të jetë përdorur si zbukurim kraharori në raste ceremoniale. Mendohet se i përket viteve 1400–15215Mendoni në mënyrë kritike: Përse ishin pikërisht spanjollët dhe portugezët që krijuan të parët perandoritë e mëdha koloniale, ndërsa fuqi të tjera të mëdha të Evropës hynë më vonë në këtë rrugë?Hulumtoni dhe diskutoni60

