Page 63 - Demo
P. 63


                                    Tematika IIIMartin Luteri duke predikuar.Pikturë e Luka Kranakut1Fillimet e ReformacionitNë përfundim të mesjetës, shtetet monarkike të sapolindura në Francë dhe në Angli, si dhe mbretëria e Spanjës, filluan të sfidonin autoritetin papal të Kishës. Shumë priftërinj, murgj, murgesha, peshkopë dhe disa papë ishin më të interesuar për pushtet dhe para, sesa për rrënjosjen e besimit fetar te njerëzit. Kështu filloi një fushatë kritikash ndaj Kishës. Pakënaqësitë nga ndërhyrjet e klerikëve në punët e brendshme të shteteve dhe taksat e larta që popujt ishin të detyruar t’i paguanin Kishës përbënin bazën e akuzave për korrupsion. Rasti më flagrant i abuzimeve të Kishës ishte shitja e indulgjencave. Këto ishin dokumente të shkruara, të lëshuara nga Kisha, me anë të së cilave formalizohej falja e mëkateve. Njerëzit filluan të besonin se po të siguronin një indulgjencë, pas vdekjes, do të shkonin në parajsë. Në këtë periudhë filluan të ndiheshin thirrjet e para për reformimin e Kishës. Lëvizja e nisur me këtë qëllim mori emrin Reformacion. Zhvillimi dhe përhapja e shtypit dhanë një ndihmesë të madhe për përhapjen e ideve reformiste. LuteranizmiLëvizja për reformimin e Kishës i pati fillimet e veta në Gjermani. Martin Luteri (Martin Luther, 1483-1546), një prift që jepte lëndën e teologjisë në Universitetin e Vitenbergut në Gjermani, shfaqi për herë të parë një sërë bindjesh, të cilat ishin në kundërshtim me dogmën e pranuar nga Kisha Katolike. Në vitin 1510, ai pati rastin të shkonte në Romë, ku mbeti i habitur Reforma protestante Tema 3GrmicëhistorikeMartin Luteri ishte studiues i përkushtuar dhe me prirje të forta akademike. Në bibliotekën e universitetit, një ditë kishte gjetur Biblën, e cila i kishte pëlqyer shumë. Një ngjarje që ndodhi në korrik 1505, i ndryshoi krejt të ardhmen: gjatë një udhëtimi, një stuhi e tmerrshme i rrezikoi jetën. I rrëzuar përtokë për shkak të një rrufeje që kishte rënë shumë pranë tij, Luteri iu lut Shën Anës dhe iu zotua se po të shpëtonte, do të bëhej murg. Pasi i mbijetoi stuhisë, ai e respektoi zotimin e tij.61
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67