Page 64 - Demo
P. 64
3 Zhan KalvinPapa Leoni X, me dy kardinalë. Pikturë e Rafaelos2nga jeta luksoze e Selisë papnore. Pas një studimi të thellë të Biblës, te Luteri u përforcua bindja se, njeriun nga mëkati mund ta shpëtonte vetëm Zoti. Parimi themelor i doktrinës së re do të ishte individualizmi fetar. Ai filloi të besonte dhe të predikonte se njeriu shpëton vetëm nëpërmjet besimit dhe jo nga punët e mira që ai bën në jetë, apo nga shitja dhe blerja e indulgjencave (parimi i shpëtimit). Besimi, sipas tij, duhej të bazohej vetëm në leximin e Biblës dhe jo në ceremonitë fetare (parimi i “shqyrtimit të lirë”). Ai mendonte se leximi i Biblës duhej të bëhej në gjuhën amtare dhe jo në latinisht. Sipas Luterit, feja ishte marrëdhënie e individit me Zotin dhe nuk kishte nevojë për ndërmjetësinë e klerikëve. Ai doli hapur kundër pasurive të shumta klerikale. Të gjitha kundërshtitë, ai i botoi më 31 tetor 1517 në tezat e tij, përmbajtja e të cilave u vendos në portat e Katedrales së Vitenbergut. Papa Leoni X urdhëroi Luterin që të mohonte bindjet e shprehura, por, kur hasi në vendosmërinë e tij, shpejtoi ta shkishëronte. Si kundërpërgjigje, Luteri dogji publikisht dokumentin papal. Përhapja e luteranizmit u shoqërua me dy lëvizje të tjera të fuqishme kundër kishës: ajo e fisnikëve nga njëra anë dhe lëvizja e fshatarëve nga ana tjetër. Perandori i Perandorisë së Shenjtë Romake Gjermanike, Karli V, i mirënjohur si prokatolik, doli kundër rebelimit. Në këto rrethana, 5 princa dhe 14 qytete protestuan në emër të lirisë fetare. Që këtu, emri protestant u shtri te të gjithë ata që mbështetnin Luteranizmin. Në vitin 1555, Perandori vendosi ta mbyllte konfliktin me Paqen e Augsburgut. Kështu, ai u detyrua të pranonte parimin e lirisë fetare dhe ekzistencën e dy besimeve të ndryshme fetare të krishtera në Perandorinë e tij: besimi katolik dhe ai luteran protestant. Paqja e Augsburgut konfirmoi pavarësinë edhe të shumë shteteve gjermane, pra copëtimin e mëtejshëm politik të bashkësisë së tyre.Reformacioni në vendet e tjera të EvropësTeksa Luteri me teorinë e tij kontribuoi në shkëputjen e një pjese të Gjermanisë nga Kisha Katolike, Reformacioni vazhdoi të përhapej me shpejtësi edhe në vende të tjera të Evropës, si në Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe në Vendet e Ulëta. Jehonë të veçantë pati në Zvicër (Zyrih dhe Gjenevë), ku në mbështetje të ideve të reja u hodhën përkatësisht, Ulrih Cvingli (Ulrich Zwingli, 1484-1531) dhe Zhan Kalvini (Jean Calvin, 1509-1564). Kalvini formuloi teorinë e papërcaktueshmërisë, sipas së cilës Zoti është pafundësisht i madh dhe njeriu pafundësisht i vogël para Tij. Ata i ndan një humnerë aq e thellë, saqë vetëm Zoti mund ta kapërcejë. Kjo është arsyeja që vetëm kush do Zotin mund të shpëtojë. Kalvinizmi u përhap shumë shpejt, veçanërisht ndër klasat borgjeze të vendeve të ndryshme, nga Zvicra në Holandë, nga Franca në Angli.Reformacioni në Angli Ndryshe nga reforma në Evropën Kontinentale, Reformacioni anglez filloi me një betejë mes mbretit 3 Zhan Kalvin ReformacionTeksa Luteri mGjermanisë nme shpejtësi eNorvegji dhe ndhe Gjenevë), kuCvingli (Ulrich1564). Kalviniështë pafundësndan një humështë arsyepërhap sndryshR62

