Page 65 - Demo
P. 65


                                    Tematika IIIHenri VIII, mbreti i Anglisë. Pikturë e Hans Hollbein (1535)4dhe kishës. Megjithatë, mosmarrëveshja duhet të vendoset në kontekstin e pakënaqësisë me korrupsionin e kishës dhe sundimin e largët nga Roma. Henri VIII i Anglisë qe shkaktari kryesor i prishjes me Romën. I martuar me Katerinën e Aragonës, Henri dëshironte domosdoshmërisht një djalë si trashëgimtar për prestigjin e dinastisë, gjë që nuk po realizohej. Në të njëjtën kohë, ai dashuronte Anë Bolein (e njohur edhe si Ana Bolena). Por divorci nuk pranohej në asnjë mënyrë nga kisha. Për këtë arsye, ai u martua në fshehtësi me të. Pas kësaj thirri Parlamentin, i cili besnikërisht miratoi një sërë ligjesh që shkëpusnin lidhjet mes Kishës së Anglisë dhe Kishës së Romës. Ligji i vitit 1533 mohonte autoritetin e Papës. Ligji mbi trashëgiminë e kurorës, i 1534-ës, kërkonte që të gjithë nënshtetasit e mbretit të ndërmerrnin betimin e besnikërisë ndaj mbretit, si kryetar i Kishës së Anglisë. Një ligj tjetër, më 1534, e shpalli mbretin kryetarin më të lartë të Kishës së Anglisë. Kur Elizabeta mori fronin, ajo qe e vendosur të gjente mënyrat për të zgjidhur konfliktet fetare brenda Anglisë, duke kënaqur të gjitha besimet, pa persekutime. Në vitin 1559, Parlamenti miratoi disa ligje, mbi të cilat u vendosën bazat afatgjata të Kishës së Anglisë, duke e riorganizuar dogmën teologjike protestante, por duke ruajtur në thelb strukturën e Kishës Katolike. Ligji mbi mbizotërimin kërkonte ndaj të gjithë zyrtarëve, klerit dhe kandidatëve për diploma universitare, të betoheshin për njohjen e mbretëreshës si guvernatore e Kishës së Anglisë. • Shpjegoni arsyet thelbësore të lindjes së lëvizjes për reformimin e Kishës Katolike.• Kush ishte Martin Luteri dhe cila ishte përmbajtja e predikimeve dhe tezave të tij?• Çfarë është protestantizmi? • Cilët janë përfaqësuesit e kalvinizmit dhe cilat janë bazat e këtij predikimi?• Dalloni shkaqet që çuan në lindjen e Kishës Anglikane. Cili ishte roli i Henrit VIII?Verifikoni njohuritëMendoni në mënyrë kritike: Ku ndryshon qëndrimi i Elizabetës I nga ai i babait të saj, Henrit VIII, në çështjet kishtare?Hulumtoni dhe diskutoni63
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69