Page 66 - Demo
P. 66


                                    Tema 4 Reforma Katolike ose KundërreformacioniGrmicëhistorikeJezuitët janë të mirënjohur si themelues të një zinxhiri institucionesh arsimore në gjithë botën. Në 1599, urdhri jezuit lëshoi një dokument të quajtur \e institucioneve jezuite. Dispozita e pestë, “Rregulli për provimet me shkrim”, shprehet: “Nxënësit e ulur pranë duhet të jenë të kujdesshëm të mos kopjojnë nga njëri-tjetri; sepse, në rast se dy provime evidentohen si identike ose edhe të ngjashme, të dy do të jenë të dyshuar, meqenëse se është e pamundur të zbulohet se kush ka kopjuar nga tjetri.”Pasojat e Reformës dhe analiza e Papatit për tëPrej vitit 1540, Reformacioni kishte përfshirë zona të gjera të Evropës Qendrore dhe Veriore, ashtu sikurse pjesë të Francës dhe pjesën më të madhe të Anglisë. Kisha Katolike iu përgjigj ndarjes brenda krishterimit duke forcuar autoritetin e Papës dhe duke përmirësuar organizimin e saj të brendshëm. Reforma e Kishës Katolike, nganjëherë e quajtur Kundërreformë, ka qenë edhe një përgjigje ndaj suksesit që korri Protestantizmi, si dhe një përpjekje për reforma brenda kufijve të diktuar nga teologjia katolike.Më 1536, papa Pali III caktoi një komision për të hartuar një raport mbi mundësinë e kryerjes së reformës në Kishë. Ky komision dokumentoi mungesën e arsimimit të shumë klerikëve dhe raste të ipeshkvijve e priftërinjve, të cilët përfitonin nga kisha. Por Papati qëndroi i vendosur në çështjet e doktrinës së Kishës Katolike. Ai përdori inkuizicionin për të shkatërruar protestantizmin në Itali. Duke e ditur që krisja me kishat e reformuara ishte përfundimtare, Papa i ri u tërhoq brenda linjës tradicionale doktrinare dhe shpalli censurën parabotuese.Injac Lojola dhe Urdhri i JezuitëveInjac Lojola (Íñigo López Loiola, 1491-1556), fisnik nga provinca baske në Spanjë, u bë një prej figurave udhëheqëse të Reformacionit Katolik. Ai themeloi Urdhrin Jezuit, i cili frymëzoi modelin e organizimit të Kishës, rreptësinë e doktrinës dhe disiplinën e saj. Jezuitët bënin një betim të veçantë për besnikëri ndaj Papës. Ata u bënë këshilltarë të mbretërve dhe princërve e arsimues të elitës katolike. Kështu, ky urdhër ndihmoi shumë në suksesin e Reformacionit Katolik në Austri, Bavari, dhe zonën e lumit Ren në Gjermani. Jezuitët gjithashtu ndihmuan në rimarrjen e Polonisë, ku disa fisnikë, pronarë tokash, kishin përqafuar luteranizmin. Në shërbim të Reformës Katolike, jezuitët udhëtuan në Amerikën e Veriut, në Amerikën Latine dhe në Azi, me synim rivendosjen e besnikërisë ndaj Kishës.Injac Lojola164
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70