Page 67 - Demo
P. 67


                                    Tematika IIIKoncili i TrentosNë vitin 1545, me këmbënguljen e perandorit të Perandorisë së Shenjtë Romake, Karlit V, Papa Pali III thirri Koncilin e Trentos (1545-1563) për të sqaruar situatën e Kishës Katolike dhe për të bërë të ditur doktrinën e saj. Koncili i Trentos (i cili u mblodh me ndërprerje përgjatë 18 vjetëve) e bëri të pariparueshme krisjen mes krishterimit perëndimor. Koncili hodhi poshtë pikë pas pike doktrinën reformatore, duke njohur sërish autoritetin e Papës dhe të ipeshkvijve. Gjithashtu, Koncili iu kundërvu martesës së klerikëve dhe njohu pushtetin shlyes të indulgjencave, megjithëse praktika e shitjes së tyre u shfuqizua. Koncili urdhëroi krijimin e seminareve në secilën dioqezë. Priftërinjtë u caktuan të mbanin regjistra për lindjet, pagëzimet dhe vdekjet e besimtarëve. Pas Koncilit të Trentos, Kisha u shfaq shumë më e përqendruar se më parë, më e organizuar dhe e miradministruar, më agresive. Gradualisht, u rivendos prestigji i Papatit brenda Kishës.Papa Piu V i shpalli luftë korrupsionit dhe luksit. Megjithatë, abuzimet mbetën një dukuri e përhapur. U krijuan urdhrat e rinj katolikë, si ai i Kapuçinëve apo Urdhri Femëror i Ursulinës, të cilët ndikuan në rikthimin e besimit ndër njerëzit e varfër dhe ata të sëmurë. Trashëgimia e dy reformacioneveNë vitin 1600, më shumë se gjysma e Evropës mbetej kryesisht katolike, duke përfshirë këtu Spanjën, Francën dhe Austrinë Habsburgase, që ishin tri prej katër shteteve më të fuqishme të Evropës. Shteti i katërt ishte Anglia, e cila në pjesën më të madhe të saj ishte protestante. Holanda, në luftë me pushtuesit spanjollë, ishte gjithashtu një vend kryesisht protestant. Me hapjen graduale drejt tregtisë ndërkontinentale dhe kolonializmit, jezuitët e shtrinë gjerësisht ndikimin e tyre, duke kryer konvertime në Azi dhe në Amerikën Latine.Në Evropën Qendrore, copëtimi politik i dha përparësi Reformës. Paqja e Augsburgut e vitit 1555, përforcoi ndarjet shtetërore në Gjermani. Shtetet e mëdha e më të përqendruara, si Spanja dhe Franca, u rezistuan me sukses lëvizjeve reformatore. Sidoqoftë, edhe në këto dy shtete, Kisha Katolike e humbi pozicion e saj parësor në lidhje me pushtetin politik. Mbretërit Koncili i Trentos. Pikturë, Paskuale Kati (1588)265
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71