Page 68 - Demo
P. 68


                                    francezë dhe spanjollë morën një autoritet të konsiderueshëm në emërimet kishtare brenda monarkive të tyre.Reformatorët protestantë pranuan një ndarje të funksioneve brenda bashkësisë shtetërore, atë që Luteri e quante “mbretëria e Shpirtit” dhe “mbretëria e botës”. Institucionet politike të shteteve protestante mbetën institucione relativisht të shekullarizuara. Në shtetet gjermane dhe skandinave, luteranizmi u njoh si një kishë shtetërore, pjesërisht sepse reformatorët në fillesë kishin nevojë për mbrojtjen e princërve kundër sundimtarëve katolikë. Në Angli, anglikanizmi u konsiderua si fe shtetërore, duke ndarë mbretërimin shpirtëror nga ai shekullar. Shtetet luterane dhe kalviniste, në aspektin fetar, nuk dalloheshin për ndonjë tolerancë më të madhe sesa vendet e tjera katolike. Kështu, princërit gjermanë përdorën kishat e reformuara për të përforcuar autoritetin e tyre politik. Reformacioni dhe Kundërreformacioni ndikuan në përhapjen e arsimit. Reformacioni solli gjithashtu forcimin e shtresave të mesme, që përvetësuan idetë protestante të mbështetjes te virtyti, jeta e thjeshtë dhe ndjenja e përgjegjësisë.Paqja e Augsburgut dhe Koncili i Trentos nuk i dhanë fund rivalitetit mes katolikëve dhe protestantëve. Konflikti fetar do ta përkufizonte gjysmën e parë të shekullit XVII si epoka e luftërave fetare.• Cila është analiza e Reformës Protestane që bëri Papati?• Përse u krijua Urdhri i Jezuitëve dhe cili ishte ndikim i tij?• Tregoni disa prej masave që ndërmori Koncili i Trentos.• Cila është trashëgimia e reformacioneve? Ndërtoni një skemë të vendeve evropiane dhe feve mbizotëruese në secilin prej tyre.Verifikoni njohuritëPaqja e Augsburgut.Pikturë e kohës366
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72