Page 69 - Demo
P. 69
1Shekujt XVI-XVII jo më kot shënojnë daljen nga mesjeta dhe hyrjen në historinë moderne. Kjo periudhë mbart ndryshime të rëndësishme në shumë aspekte të jetës, shoqërisë apo ekonomisë. Qytetet fillojnë të bëhen qendra të rëndësishme të jetës komunitare, sistemi feudal vjen drejt zhdukjes dhe bashkë me të, edhe bujkrobëria. Vazhdon përmirësimi i teknologjisë, e cila lehtëson punën dhe krijon kushte për rritjen e rendimentit. Tregtia ndërkombëtare vjen duke u intensifikuar. Në fushën e letërsisë dhe artit pati zhvillime të rëndësishme, sidomos në vendet që patën zhvillim më të madh ekonomik dhe politik. Kultura antike pati një ndikim të madh në art dhe arkitekturë. Çështje për analizë dhe diskutimSi ndryshon jeta e evropianëve në fillimet e epokës moderne?• Ku jetojnë?• Si e sigurojnë jetesën?• Çfarë ushqimesh konsumojnë?• A arsimohen dhe si?• Si është higjiena e tyre personale?• A kanë kohë të lirë dhe si e kalojnë atë?Cilat ishin ndryshimet në qytetet e kësaj periudhe?• Numri i popullsisë.• Organizimi urban.• Qytetet si qendra konsumi dhe tregtie.• Qyteti dhe borgjezia, një binom i pandashëm.• A ka risi në kuadrin e organizimit shoqërorekonomik?Cilat janë zhvillimet në kulturë?• Veprat dhe përfaqësuesit kryesorë në letërsi.• Rrymat në art dhe arkitekturë, si dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre.1. Grumbulloni të dhëna për jetën e një familjeje fisnike dhe një familjeje fshatare (klasa ndahet në dy grupe). 2. Evidentohet rëndësia e përkatësisë klasore në aspekte të ndryshme të mënyrës së jetesës.3. Ndërtoni një paraqitje skematike dhe prezantojeni atë në klasë.Jeta në Evropën e shek. XVI – XVIIVeprimtariprak ti k eUdhëzimOra e veprimtarisë praktike ndahet në dy faza.Faza I të organizohet si diskutim në klasë (20 min.).UdhëzimFaza IItë organizohet si punë me grupe (20 min.).Kabineti i humanistit. Vitorio Karpaço, shek. XVIPër më shumë informacion:www.historylearningsite.co.uk/medieval.../the-lifestyle-of-medieval-peas...67

