Page 70 - Demo
P. 70


                                    Sulltan Sulejmani I, Madhështori1Tema 6 Perandoria Osmane dhe Ballkani (shek. XVI-XVIII)GrmicëhistorikeGjatë shekujve XV-XIX, postin e kryeministrit (Vezirit të Madh) e kanë mbajtur rreth 33 shqiptarë. Koha e përgjithshme e qeverisjes së Shtetit Osman i kalon 112 vjet ose një të pestën e kohës së përfshirjes së tokave shqiptare në shtetin osman. Mbi 21 vjet, kryeministrat shqiptarë kanë dalë nga familja shqiptare e Qyprylinjve nga Berati. Më i madhi prej tyre ishte Fazlli Ahmet Qypryliu, i cili drejtoi shtetin për 15 vjet, deri në moshën 41-vjeçare.Zgjerimi i Perandorisë Osmane në territoret evropiane Zgjerimi nisi me luftërat kundër Hungarisë nën drejtimin e sulltan Sulejmanit I, Madhështori. Për pushtimin e saj, sulltanit iu deshën katër luftëra gjatë viteve 1521-1541. Në betejën e Mohaçit (gusht 1526), forcat hungareze nën drejtimin e Ludovigut II, pësuan disfatë. Gjatë luftës së tretë (1529), sulltani rrethoi Vjenën, e cila qëndroi me gjithë bombardimin e rëndë. Osmanët pësuan humbje të mëdha. Faza e katërt përfundoi me humbjen e mbretit austriak. Hungaria u kthye në një provincë të zakonshme të perandorisë, me emrin Pashallëku i Budinit. Osmanët iu drejtuan edhe Moldavisë, duke formuar një sanxhak në zonën kufitare me Ukrainën.Në vitet ‘40, Shteti Osman zhvilloi disa luftëra me Karlin V, me venecianët dhe me Papën e Romës, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme, aq sa Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të jepte një shumë të madhe.Duke parë forcën ushtarake të Shtetit Osman, drejtuesit e shteteve evropiane u përpoqën të kishin marrëdhënie të mira ose, të paktën, të siguronin neutralitetin e tij. Më aktiv u tregua mbreti francez, i cili nënshkroi disa marrëveshje gjatë luftës kundër habsburgëve. Marrëveshja u nënshkrua në disa artikuj (kapituj), e njohur si marrëveshja e kapitulacioneve. Sipas saj, do të mbretëronte paqja dhe miqësia, qarkullimi i lirë i shtetasve, tregtia e lirë, në një kohë kur çmimet e mallrave evropiane ishin më të ulëta sesa ato osmane, si dhe do të sigurohej paprekshmëria e francezëve në Shtetin Osman. Pas Francës, lidhën marrëveshje edhe shtetet e tjera evropiane.Luftëra të gjata u zhvilluan me Austrinë, të cilat përfunduan me Paqen e Sitvatorit (1606). Sipas saj, ruhej gjendja e paraluftërave. Qeveria austriake fitoi të drejtën e të qenit mbrojtëse e popullsisë katolike në Perandorinë Osmane.Lufta më e gjatë që Shteti Osman zhvilloi me Austrinë, qe në vitin 1683. Vjena u rrethua për herë të dytë. Rrethimi zgjati dy muaj. Vjenezët, të ndihmuar edhe nga mbreti polak, u shkaktuan humbje osmanëve. Kjo disfatë ngjalli shpresa për dëbimin e osmanëve nga Evropa, me një bashkim forcash. Kështu, u krijua (1684) koalicioni me emrin “Lidhja e Shenjtë” midis shteteve: Austri, Poloni, Venedik, Maltë e Rusi. Dy vjet më vonë, ushtritë e koalicionit morën Budën dhe Beogradin. 68
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74