Page 71 - Demo
P. 71
Tematika III2Shtrirja e Perandorisë Osmane, shek. XVITiparet e politikës osmane në BallkanShteti Osman nuk ndoqi të njëjtën politikë ndaj vendeve të Ballkanit. Në Moldavi, Vllahi e Transilvani, të cilat iu nënshtruan pa luftë, u zbatua sistemi i principatave vasale të krishtera. Ato qeveriseshin nga nëpunës vendas (bojarë). Ai organizonte jetën e brendshme me rregullat vendase, kishte ushtrinë dhe administratën, arkën dhe policinë. Ai ishte i detyruar t’i dorëzonte pushtetit osman një shumë vjetore. Në këto provinca u lanë po ato forma të pronësisë që ekzistonin para se të bëheshin vasale të shtetit osman. Në vendet e tjera të Ballkanit u zbatua sistemi feudal-ushtarak, duke ruajtur kufijtë politikë dhe etnikë të mëparshëm. Tokat serbe u përfshinë në Pashallëkun e Beogradit, tokat hungareze në Pashallëkun e Budapestit (Budin). Vendet e tjera të Ballkanit u përfshinë në ejaletin e Rumelisë, me sanxhakun si njësi territoriale bazë.Trashëgimia osmane në jetën ekonomike, në jetën e përditshme, në letërsi dhe në artPas pushtimit të këtyre vendeve u vu në jetë kolonizimi dhe islamizimi i tyre. U kryen shpërngulje masive nga Anadolli në Ballkan dhe e kundërta. Në luginat e lumenjve Marica e Vardar dhe në brigjet e Detit të Zi u vendosën në mënyrë kompakte mijëra turq, duke krijuar kështu fshatra dhe qytete. Ata ruajtën vlerat e tyre etnike, kurse në vendet ku u vendosën me pakicë, u asimiluan nga popullsia vendase. Me këtë kolonizim lidhet prania e grupeve etnike turke sot në Bullgari, në Serbi, në Kosovë, në Maqedoni etj.Në këtë periudhë filloi edhe procesi i islamizimit të grupeve të veçanta të popullsisë. Ai ka të bëjë me konvertimin e banorëve të krishterë në fenë islame. Feja islame u përqafua më shumë në Bosnjë-Hercegovinë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe më pak në vendet e tjera. Konvertimi në fenë islame u bë në mënyra të ndryshme: kryesore ishte sistemi i devshirmesë. Një rrugë tjetër SpanjëFrancëLuksemburgBelgjikë GjermaniPoloni BjellorusiUkrainëMoldaviRumaniBullgariSerbi BosnjeShqipëriMaqedoniGreqiTurqiQipro SiriIrakJordaniIzraelEgjiptSudanJemenÇad EritreLibiNigeriAlgjeriMarok TuniziArabi SauditeIranArmeniAzerbajxhanGjeorgjiRusiDeti i ZiDeti MesdheOqeaniAtlantik Deti KaspikKazakistanLibanMali i ZiKroaciSlloveniAustriItaliZvicër HungariRep. ÇekeSllovakiVendet e UlëtaPortugaliKufijtë e PerandorisëOsmane më 1566Fjalorbogomilizmi – lëvizje e drejtuar nga sekti me të njëjtin emër. Sekti ishte armik i kishave katolike dhe ortodokse, pasi predikonte se njeriu s’ka nevojë për ndërmjetës për t’u lidhur me Zotin, as për prift dhe as për kishë.devshirme – familjet e krishtera, në çdo katër-pesë vjet, duhet të jepnin një të dhjetën e gjakut nëpërmjet dorëzimit të djemve të moshës 8-10 vjeç, duke përjashtuar fëmijët e vetëm dhe ata me të meta fizike. Fëmijët shpërndaheshin nëpër familjet myslimane për të mësuar gjuhën dhe kulturën islame. Pastaj hynin në shkollën e oborrit të sulltanit. Të skualifikuarit hynin në radhën e ushtarëve këmbësorë (jeniçerë). 69

