Page 72 - Demo
P. 72


                                    ishte tregtia e robërve dhe e skllevërve, të cilët shërbenin në familjet myslimane dhe ktheheshin në myslimanë. Arsyet e përqafimit të fesë islame ishin ekonomike dhe politike. Myslimanët kishin një jetë më të lehtë sesa të krishterët. Ata nuk paguanin taksa për kokë dhe gëzonin disa liri e të drejta. Feudalëve u hapeshin rrugët e ngjitjes në shkallët e administratës osmane. Zejtaria dhe tregtia ishin zanate për myslimanët; zejtarët e krishterë, që jetonin në fshat e donin të shpërnguleshin në qytet, duhej të bëheshin myslimanë. Dëshmia në gjyq e një myslimani barazohej me dëshminë e 16 të krishterëve.Procesi i islamizimit lidhet edhe me faktorë politiko-fetarë. Kështu, në Bosnjë-Hercegovinë dhe në rajone të tjera të Bullgarisë dhe të Shqipërisë ishte i përhapur bogomilizmi, një sekt që predikonte se njeriu s’ka nevojë për ndërmjetës për t’u lidhur me Zotin. Ai luftohej në mënyrë të pamëshirshme nga kisha. Për shkak të kësaj përndjekjeje, islamizimi perceptohej si një shpëtimtar nga katolicizmi. Në tokat shqiptare mungoi një qendër fetare që mbronte krishterimin, sikurse në vendet e tjera, Greqi, Serbi, Bullgari e Rumani.Pushtimi u shoqërua me përhapjen e qytetërimit osman. Qytetet ballkanike morën një mbulesë fetare islame. Nga larg ngriheshin xhamitë, pallatet e qeveritarëve, ura, tyrbe e mauzole. Të gjitha qytetet i kishin tregjet të vendosura në rrugica sipas orientimit zejtar. Edhe sot ruhen në disa qytete ballkanike tregjet e mbyllura. Në fshatin ballkanas u realizua procesi i kalimit nga sistemi i timarit në çifligje, si prona private, në formën e fermave bujqësore. Në gjuhët ballkanike hynë mjaft fjalë turke të përditshmërisë. Në disa vende u zhvillua një letërsi popullore, me shkronja arabe, e quajtur letërsia e bejtexhinjve. Trashëgimia osmane është pasqyruar në shumë këngë dhe valle popullore e në mjaft gojëdhëna. Një prej tyre është Sari Salltëku, gojëdhëna dhe kulti i dervishit, që njihej e nderohej si shenjtor në krejt Perandorinë Osmane dhe në Ballkan.• Duke u mbështetur në hartë, evidentoni shtrirjen e Perandorisë Osmane në mesin e shek. XVI.• Krahasoni dy sistemet politike që u zbatuan në Ballkan. Sipas mendimit tuaj, cili sistem ishte më i lehtë?• Ku qëndron ndryshimi midis kolonizimit dhe islamizimit?• Evidentoni rrugët e përhapjes së fesë islame.• Cilët nga këta faktorë ndikuan në përhapjen masive të islamit në Shqipëri?a. Paganizmi i shqiptarëve. b. Mungesa e bindjeve fetare.c. Indiferentizmi dhe toleranca fetare. d. Stimujt materialë dhe moralë.e. Mungesa e një qendre fetare të vetme.• Evidentoni disa drejtime të trashëgimisë kulturore osmane në Ballkan:a. në ekonomi; b. në art, letërsi, gjuhë e kulturë.Verifikoni njohuritëHulumtoni në internet dhe në burime të tjera për të zbuluar sa më shumë informacione për gojëdhënën e Sari Salltëkut. Mendoni në mënyrë kritike: Duke u mbështetur te kapitulacionet, mbi bazën e ndryshimeve të çmimeve, shprehni mendimin tuaj mbi dobinë dhe pasojat negative që patën ato për Shtetin Osman.Hulumtoni dhe diskutoniPazari i Athinës.Pikturë e Eduard Doduell, 1821370
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76