Page 74 - Demo
P. 74


                                    Tema 1 Monarkia absolute në FrancëGrmicëhistorikeFranca në fund të shekullit XVI dhe XVIIGjatë shekullit XVI, monarkët francezë vazhdonin të ishin katolikë. Megjithatë, rreth 40% e fisnikëve, përfshirë edhe shtëpinë e Burbonëve, u konvertuan në protestantë. Konvertimi i një numri kaq të madh syresh i bëri protestantët një kërcënim serioz politik për pushtetin monarkik. Në vitin 1562 shpërtheu një luftë civile në shkallë të gjerë mes protestantëve francezë (hugonotët) dhe katolikëve. Për më se 30 vjet, deri më 1598, Franca u përfshi në beteja të përgjakshme. Me datë 24 gusht 1572, shumë fisnikë protestantë ishin mbledhur për të marrë pjesë në martesën e Enrikut të Navarrës, mbretit të ardhshëm francez, me motrën e mbretit Valua. Të nxitur prej familjes mbretërore Valua, u masakruan rreth 3000 protestantë në Paris dhe më shumë se 10 000 në qytete të tjera Kjo do të quhej masakra e natës së Shën Bartolomeut. Vetë Enriku shpëtoi vetëm në saje të premtimit për t’u konvertuar në katolik. Në vitin 1589, pas një sërë intrigash, Enriku i Navarrës trashëgoi fronin francez. Për një Francë të fuqishme dhe të bashkuar kishte më shumë rëndësi figura e mbretit, sesa besimi i tij fetar. Enriku ishte sundimtari i parë i dinastisë Burbone. Ai u bë një nga sundimtarët më të dashur në historinë e Francës. Për të mbrojtur protestantët dhe për të shmangur konfliktet fetare, në vitin 1598, Enriku shpalli Dekretin (Ediktin) e Nantës. Ky dokument u dha protestantëve trajtim të barabartë para ligjit, mundësi të barabarta në mbajtjen e posteve qeveritare dhe liri në ushtrimin e besimit të tyre. Një tolerancë e tillë fetare ishte e pazakontë për kohën. Në vitin 1610, Enriku u vra nga një besimtar fanatik dhe froni mbretëror i kaloi djalit të tij nëntëvjeçar, Luigjit XIII. Në vitin 1624, Kardinali Rishelje (Richelieu) u bë kryeministër i Luigjit XIII dhe do të konsiderohet si një prej udhëheqësve më të mëdhenj në historinë e Francës. Qëllimi i tij kryesor ishte forcimi i autoritetit të mbretit brenda vendit dhe forcimi i pozicionit të Francës n ë Evropë. Meqenëse familja Habsburge përbënte kërcënim të madh ndaj Francës, Rishelieja vendosi të kufizonte fuqinë e saj. Prandaj shumë shpejt ai e drejtoi Francën drejt një konflikti të përgjakshëm, të njohur si “Lufta Tridhjetëvjeçare” (1618-1648). Kardinali Rishelje mbajti me financime Për ndërtimin e pallatit të Versajës punuan mijëra punëtorë dhe u deshën më shumë se 20 vjet. Pallati përmbante qindra dhoma, përfshirë edhe 240 sallone me mure me afreske. Ai ishte i rrethuar nga kopshte të zbukuruara me statuja dhe shatërvanë madhështorë.Masakra e Shën Bartolomeut.Pikturë e Fransua Dybua, 15291Kardinali Rishelje. Pikturë e F. dë Shampanjë272
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78