Page 75 - Demo
P. 75


                                    Tematika IVLuigji XIV.Pikturë e J.V. Egmont, 1651-16543protestantët suedezë dhe mbështeti çështjen protestante kundër Habsburgëve. Megjithëse Risheljeja dhe mbreti Luigj XIII vdiqën para përfundimit të Luftës Tridhjetëvjeçare, politika franceze qe e suksesshme, përderisa Franca në vitin 1648 rezultoi fuqia udhëheqëse në Evropë. Risheljeja vdiq më 1642.Fillimi i sundimit të Luigjit XIVNë vitin 1643, Luigji XIII vdiq, ndërkohë që mbreti i ri, Luigji XIV nuk kishte mbushur ende pesë vjeç. Nëna e tij, Ana e Austrisë, sundoi si tutore e të birit, së bashku me kryeministrin e ri, Kardinalin Mazarin.Si shumë monarkë të kohës, Luigji XIV besonte se “mbretërit lindin për të zotëruar gjithçka dhe për të komanduar gjithkënd”. Ai i përmbahej idesë se e drejta për të sunduar vjen nga Zoti dhe se askush nuk duhet ta vërë atë në diskutim. Kjo teori njihet si e “drejta e prejardhjes hyjnore të pushtetit mbretëror”. Pas vdekjes së Mazarinit në vitin 1661, Luigji XIV sundoi si një monark absolut duke e mbajtur të gjithë pushtetin në duart e veta. Fjalët e tij “Shteti jam unë”, e përshkruajnë më së miri këtë lloj sundimi.Oborri i “Mbretit Diell”Luigji XIV synoi të rriste lavdinë e Francës dhe të monarkisë. Falë sukseseve që arriti dhe shkëlqimit të mbretërisë së tij, ai u quajt “Mbreti Diell”. Vitet e para të sundimit personal të Luigjit XIV, i dhanë Francës një unitet më të madh dhe një qeveri qendrore më të fortë se kurrë më parë. Luigji XIV i zgjodhi zyrtarët e tij nga shtresat e fisnikëve më të rinj dhe nga klasat e mesme, ndërsa familjet e fisnikërisë së vjetër humbën lirinë e veprimit dhe pushtetin e tyre.Qeveria e Luigjit XIV shpenzoi në mënyrë të pakursyer për pallatet e ndërtesat publike. Më madhështorja ndër këto investime ishte shtëpia e familjes mbretërore në Versajë, afër Parisit. Në vitin 1682, oborri mbretëror lëvizi drejt Versajës dhe jeta shoqërore u përqendrua rreth “Mbretit Diell”. Luigji urdhëroi shumë fisnikë të jetonin në Versajë, duke humbur edhe më tej lirinë e veprimit dhe ndikimin politik që kishin pasur. Ai u dhuronte atyre pensione apo poste të rëndësishme, si ipeshkëv, ambasador apo gjeneral. Ndërkohë, pjesa tjetër e shoqërisë franceze ndodhej në gjendjen e zakonshme ekonomike, në varfëri.Luigji XIV sundoi Francën për 72 vjet rresht. Gjatë mbretërimit të tij të gjatë, arti, letërsia, drama, muzika dhe baleti lulëzuan në të gjithë vendin. Dy prej dramaturgëve më të mëdhenj të Francës, Rasini (Jean Racine) dhe Molieri (Molière) zhvilluan veprimtarinë e tyre pikërisht në këtë kohë. E gjithë Evropa pasqyroi stilin francez në ndërtimet arkitekturore, mobilimin e shtëpive dhe modën e veshjes. Gjuha frënge zëvendësoi gjuhën latine si gjuhë e diplomacisë. Monarkë të tjerë kopjuan stilin dhe mënyrat e jetesës së oborrit mbretëror francez të kohës së Luigjit XIV.Në vitin 1665, Luigji XIV emëroi Kolberin (Jean Baptiste Colbert) si kontrollor të përgjithshëm të financave. Kolberi ishte një përkrahës i idesë së merkantilizmit. 73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79