Page 76 - Demo
P. 76
Pallati i Versajës 4Ai nxiti sistemin e kolonive franceze dhe të kompanive tregtare për të konkurruar me holandezët dhe anglezët, përmirësoi sistemin e llogaritjes së taksave, mbështeti industrinë e ndërtimit të anijeve, hapi kanale dhe rrugë të reja. Qeveria përkrahu lindjen e industrive të reja, duke sjellë zejtarë të huaj për t’u mësuar zanatin e tyre francezëve. Megjithatë, periudha e lulëzimit nuk zgjati shumë. Luigji XIV, duke synuar forcimin e pushtetit të tij, përdori shuma të mëdha të hollash nga të ardhurat e shtetit për jetën luksoze të oborrit të tij dhe për ndërtimet madhështore. Një arsye tjetër për rënien e ritmeve të zhvillimit të Francës ishte dhe intoleranca fetare e Luigjit XIV. Ai ishte i bindur se protestantët francezë mund ta shpinin vendin në luftë civile, megjithëse ata i kishin shërbyer Francës mjaft mirë. I vendosur të krijonte një Francë me “një mbret, një ligj dhe një besim”, më 1685, ai shfuqizoi Dekretin (Ediktin) e Nantës me Dekretin Fontenëblo. Mori masa për shkatërrimin e kishave protestante dhe mbylli shkollat e tyre. Pothuajse 200 000 protestantë u larguan drejt vendeve protestante të Evropës dhe drejt kolonive angleze të Amerikës së Veriut. Pikësynimet e Luigjit XIV në EvropëPërfundimi i Luftës Tridhjetëvjeçare i dha Francës Burbone mundësinë të kontrollonte kontinentin. Luigji XIV planifikoi të vinte një princ Burbon në fronin spanjoll, për të fituar kontrollin mbi të. Për të realizuar këtë, mes viteve 1667 dhe 1714, Franca hyri katër herë në luftë. Më shkatërrimtarja nga këto konflikte ishte Lufta për të Drejtën e Trashëgimit të Fronit Spanjoll (1701-1713), e cila përfundoi me Paqen e Utrehtit që vendosi ekuilibrin mes fuqive në Evropë, duke parandaluar bashkimin e kurorës franceze dhe spanjolle. Filipi i Anzhuinëve u lejua të mbante fronin spanjoll, por asnjëherë i njëjti mbret nuk do të sundonte Spanjën dhe Francën së bashku.Kur Luigji XIV vdiq, në vitin 1715, arka franceze ishte pothuajse e boshatisur për shkak të luftërave. Sistemi francez i taksave e shkarkoi barrën e tyre mbi shtresat e ulëta të popullsisë. Kjo politikë financiare shkaktoi shumë pakënaqësi. Në periudhën e Luigjit XV (1715-1774), nipit të Luigjit XIV, problemet financiare do të sillnin dobësimin e monarkisë dhe Revolucionin Francez të vitit 1789.• Renditni ngjarjet që çuan në kalimin nga dinastia Valua te Burbonët, si dhe rolin e Henrikut IV e të Kardinalit Rishelje.• Shpjegoni togfjalëshat: E drejta hyjnore; Lufta për Trashëgimin e Fronit Spanjoll; Paqja e Utrehtit. • Përshkruani oborrin mbretëror të Luigjit XIV dhe marrëdhëniet e tij me fisnikërinë franceze.• Shpjegoni pse politika fetare e Luigjit XIV e dëmtoi ekonominë e Francës?• Cilat ishin shkaqet që çuan në Luftën për Trashëgimin e Fronit Spanjoll? Cilat ishin përfundimet e saj?Verifikoni njohuritëFjalormerkantilizëm – teoria ekonomike, sipas së cilës, tregtia gjeneron pasuri dhe nxitet nga akumulimi i bilanceve tregtare pozitive, që qeveria duhet t’i inkurajojë nëpërmjet masave mbrojtëse. Mendo si historian: Anulimi i Ediktit të Nantës çoi në emigrimin në masë të hygenotëve nga Franca. Kjo politikë i solli dobi apo dëm Francës?Hulumtoni dhe diskutoni74

