Page 77 - Demo
P. 77


                                    Tematika IVPortret i Mihail Romanovit.Pikturë e E.F. von Liphart, 19102Ivani IV 1Forcimi i pushtetit të CaritGjatë fundit të shekullit XV, Ivani i Madh e çliroi Rusinë nga sundimi mongol dhe zgjeroi territorin e saj. Gjithashtu, ai forcoi qeverisjen qendrore duke i dhënë fund vetëqeverisjes së qyteteve. Ai përmbysi pozicionin e shtresës së fisnikëve, në interes të mbështetësve të tij, duke mos përfillur këshillin e bojarëve (fisnikëve). Nipi i tij, Ivani IV (1533-1584), vazhdoi politikat e të ungjit. Ai ishte i pari sundimtar që mori titullin “car”, duke i shtrirë territoret e Rusisë drejt Lindjes. Për shkak të politikës së tij ekspansioniste, si dhe sundimit autokratik, u mbiquajt “Ivani i tmerrshëm”. Meqenëse dyshonte që bojarët më të pushtetshëm kishin kurdisur vrasjen e bashkëshortes së tij, Ivani i masakroi ata, familjet dhe shërbëtorët e tyre.Vdekja e Ivanit në vitin 1584 e zhyti Rusinë në trazira të brendshme. Shumë fshatarë u kthyen në bujkrobër, për shkak të vrasjeve të shumë bojarëve.Moska kërcënohej prej luftës civile, revoltave të fshatarëve dhe pushtimeve të Suedisë dhe Polonisë. Në vitin 1613, një asamble e qytetarëve dhe pronarëve të tokave zgjodhi një car të ri, Mihail Romanovin, me të cilin filloi një dinasti e re. Familja e Romanovëve e sundoi Rusinë deri më 1917 dhe e transformoi atë në një perandori të fuqishme.Sundimtarët e mëdhenj rusëUdhëheqësi që e shndërroi Rusinë në një fuqi evropiane ishte Pjetri I, i njohur ndryshe si Pjetri i Madh (1689-1725). Pjetri spikaste me pamjen e tij madhështore mes monarkëve të kohës së tij. Në vitet 1697 dhe 1698, i maskuar si një udhëtar i zakonshëm, Pjetri u bë i pari car që vizitoi Evropën Perëndimore. Përvoja që grumbulloi në Francë, Angli dhe Holandë, e bindi se për modernizimin e Rusisë nevojitej zbatimi i ideve dhe teknologjive perëndimore. Pjetri e kuptoi se Rusia kishte nevojë për porte detare më të mira, si mundësi për t’i dhënë fund izolimit të saj nga Perëndimi. Portet ruse të Arktikut shumicën e kohës qenë të bllokuara nga akulli, ndërsa Detin Baltik Rusia, perandori e fuqishme Tema 2GrmicëhistorikeCari Pjetri i Madh ishte një ndër reformatorët më të mëdhenj të Rusisë. Duke qenë admirues i mënyrës së jetesës në Perëndim, ai i nxiste rusët që të rruheshin, duke u vendosur atyre taksë për mjekrat. Fisnikët paguanin 100 rubla në vit për një medaljon që shërbente si leje për të mbajtur mjekër.Udhëheqësi që e evropiane ishte PjeMadh (1689-172tij madhështore Në vitet 1697 dhi zakonshëm, PEvropën Perënnë Francë, Anmodernizimideve dhe tee kuptoi se detare më tëfund izolimiruse të ArkbllokuaraPjetri i Madh 375
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81